Enrique Iglesias martohet javën e ardhshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2013, 16:17
Enrique Iglesias më në fund do të martohet me të dashurën e tij, Anna Kournikova, në një ceremoni luksoze javën e ardhshme.Krijuesi i hitit "Hero", i cili sot (8 Maj) mbush 38 vjeç, raportohet se do të lidhë kurorë me të dashurën e tij të, tenisten Anna Kournikova, në Miami, në një ceremoni të mbushur me yje."Anna ka insistuar të martohet për vite, por Enrique i kishte rezistuar, duke treguar haptas se nuk dëshiron martesë"."Ata përfundimisht do të martohen javën e ardhshme dhe kanë ftuar yje përfshirë Nicole Scherzinger, Lewis Hamilton, Jennifer Lopez, Eva Longoria dhe David e Victoria Beckham", ka thënë burimi, apo edhe të tjerë ende të pa zbuluar.