Në vend të silikonit injekton në fytyrë vaj gatimi
Ish- modelja koreano-jogore Hang Mioku duke qenë e fiksuar pas ndërhyrjeve kirurgjikale, vendosë që të vetinjektojë silikon në fytyrën e saj. Ndërsa u gjend përball refuzimit kategorik të mjekëve për një gjë të tillë, ajo e realizoi vetë një hap të rrezikshëm edhe pse mjekët i kishin thënë të mos e bënte.Ajo i drejtohet tregut të zi të silikonit dhe blen një shishe të tillë. Në momentin e parë që kthehet në banesë nis vetinjektimin. Por për fatin e keq të saj ajo ishte mashtruar në tregun e zi dhe në vend të silikonit kishte blerë vaj gatimi të cilin e injektoi fytyrën e saj.Pasojat ishin fatale. Ajo pësoi një shpërfytyrim total, aq sa familjarët jo vetëm nuk e njohën, por u tmerruan kur e panë.Pas horrorit, ish-modelja u kthye në një simbol të fushatave kundër ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, që në Korenë e Jugut janë masive dhe nisi procedurat për nënshtrimin e një operacioni për heqjen e silikonit.
