Filmi që përloti aktoren Angelina Joli
Aktorja Angelina Jolie, është befasuar nga ajo që ka mësuar teksa luante në filmin "In the land of blood and honey". Ajo pohon se ky film e ka futur në mendime madje e ka bërë të qajë e reflektojë."Në prag të fillimit të xhirimeve të filmit, shkova në shtëpi dhe fillova të qaja sepse m'u shfaq frika, dhe pse jam person që qaj shumë rrallë. Pamëshirshmëria e luftës në ish-Jugosllavi, për këdo mund të sjellë një gjendje prekëse dhe emocionale", shprehet ajo."Sa më tepër lexoja për luftërat në Jugosllavi, aq më shumë turpërohesha nga vetja që kam ditur kaq shumë pak për atë që kishte ndodhur atje. Kur i mësova këto, fillova të mendoja."Ndërsa revoltën e saj aktorja e shpreh me këto fjalë: "Si është e mundur që njerëzit të jenë kaq të pamëshirshëm ndaj grave? Si është e mundur që njerëzit i vrasin fqinjët e tyre me të cilët kanë jetuar me vite?"Këto ndjesi ajo i ka shprehur në gazetën britanike "SAN", për më tepër është shprehur se ndjen se nuk ka bërë aq sa duhet për drejtësinë dhe se nuk ka arritur të pasqyrojë në kuptimin e vërtetë atë që kanë përjetuar boshnjakët në luftë.Filmi "In the land of blood and honey" i aktores hollivudiane Angelina Jolie në të cilin serbët janë paraqitur si kriminelë, ndërsa myslimanët si viktima të pafajshme, për regjisoren nuk ka treguar sa duhet për atë që kanë përjetuar boshnjakët.