E dëshiron beben në televizion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2013, 16:21
Kim Kardashian dëshiron që foshnja e saj e ardhshme të paraqitet në shoun e saj televiziv.Edhe pse ajo më herët kishte thënë se dëshiron që fëmija i saj të jetë jashtë programit, Kim tash duket se e ka ndryshuar mendjen. Megjithatë, ajo e ka të vështirë ta bindë babanë e foshnjës, Kanye West."A do ta përfshij beben në shou? Nuk mendoj. Jo për momentin", ka thënë Kim gjatë një interviste për revistën The Times. Por pas ndërhyrjes së motrës së saj, Khoe, me fjalët "kurrë mos thuaj kurrë", Kim është shprehur ndryshe."Më pëlqen dhe kënaqem duke parë Mason dhe Penelope (fëmijët e Kourtney) në shou. Por Scott dhe Kourtney janë në të njëjtin biznes të televizionit, andaj për ta funksionon", ka thënë Kim.