Rrëmben supervilën e Cher për 45 milionë $
Beyonce është bërë pronare e një supervile të re, që sapo e ka blerë për 45 milionë dollarë. Më parë, shtëpia në fjalë që gjendet në Malibu, ishte e këngëtares Cher, e cila e kishte nxjerrë në shitje rreth 100 ditë më parë.Me synimin për t'u transferuar në Londër, duke braktisur Amerikën përkohësisht, legjendarja Cher bëri atë që askush nuk e imagjinonte: Nxori në shitje vilën e ëndrrave, që në fakt kishte tentuar ta shiste edhe në 2008-n, për ta tërhequr më vonë, sepse ishte shumë e lidhur me të.Tani duket se ka arritur ta bindë për t'ia rrëmbyer pikërisht kolegia Beyonce, që ka shpenzuar vetëm 45 milionë dollarë. Ajo bashkë me Jay-Z, llogaria bankare e të cilëve vërtitet te 600-800 milionë dollarë, do të kenë në dispozicion 7 dhoma, 9 banjo, dhjetë palma mes gjelbërimit, një teatër, një fushë tenisi, një pishinë dhe një holl për miqtë. Më shumë sesa një shtëpi normale duket si një pallat mbretëror.