Rama: Referendum për mandatin tim, ta vendosin socialistët. I përgjigjet Blushit

Kryetari i PS-se dhe Kryeministri i vendit Edi Rama e ka çuar në një kthesë të papritur gjithë debatin nëse do të ketë ose jo një votim për kryetarin nga anëtarësia, kur i kërkoi asaj të shprehet me referendum  nëse duhet të votohet për kryetarin kur ai është Kryeministër. Në një fjalim të gjatë shterues në Asamblenë kombëtare që i paraprin kongresit, shefi i socialistëve i dha përgjigje të gjitha akuzave dhe kritikave që rëndojnë mbi të nga kundërshtarët brenda partisë dhe e finalizoi qëndrimin me një ndjesë për shkeljen e statutit në pikën e mbajtjes së zgjedhjeve në parti. I drejtpërdrejtë ishte Z. Rama edhe ndaj akuzave të kundërshtarit të tij Ben Blushi, kur tha se pranon mendime të ndryshme për qeverisjen por jo fakte të ndryshme për ata që synojnë rrëzimin e qeverisë. Tirane- Kryetari i PS e ka çuar në një kthesë të papritur debatin nëse duhet të ketë garë për kreun e kësaj partie duke kërkuar mendimin e anëtarësisë përmes referendumit nëse duhet të ketë votim ose jo për kryetarin kur ai  është Kryeministër.Edi Rama:  Shkojmë në referendum. Ta vendosin socialistët çështjen e mandatit tjetër. As unë, as ne, as Kongresi, por socialistët me votë të lirë dhe të fshehtë. Në përgjigje të pyetjes nëse mandati im do të ndërpritet dhe të shkojnë tek ata që të zgjedhin kryetarin me një anëtar një votë. Apo mandati im të rinovohet automatikisht në bazë të parashikimit të ri statutor sipas modelit laburistPor në fjalimin historik në një mbledhje Asambleje, kryesocialisti Edi Rama për herë të parë ka marrë përsipër përgjegjesinë për mos-respektimin e statutit të partisë që detyron thirrjen e zgjedhjeve per kryetar dhe forumet e tjera duke pranuar se posti i kryeministrit i ishte mbivendosur atij të kryesocialistit.Edi Rama: Kërkoj sinqerisht për këtë ndjesën e çdo pjestari dhe çdo pjestareje të kësaj familje politike dhe askujt tjetër. Sepse askush tjetër nuk ka tagrin dhe nuk ka kushtet të më bëjë mua, aq më pak ne të gjithëve, moralin e vlerave dhe parimeve demokratike.  Pa PS demokracia do kishte avulluar si ujët e pulës, pa Qeverinë Rama Shqipëria do hante vetëveten. Këtë ia kemi për detyrë Partisë Socialiste edhe për një arsye më shumë sot se dje, që ata që nuk na duan të mos na duan edhe më shumë, ndërsa ata që na duan, të na duan dhe ta mbështesin më shumë këtë parti, pasi kjo parti ngado ta rrotullojmë gjuhën apo interesat e momentit, nuk është e Edi Ramës, as e Gramoz Ruçit, as e forumeve, kjo parti është e çdo djali dhe vajze që sot kanë në zemër përkatësinë në Partinë Socialiste, një parti e papërsosur, një parti shqiptare, në tranzicion, e cila jo vetëm që nuk ka të krahasuar me asnjë organizatë tjetër politike në vend.I gjithë fjalimi i Edi Ramës ishte i ngarkuar dhe me përgjigje përmes faktesh dhe jo opinionesh sipas tij, të akuzave të drejtuara nga socialisti Ben Blushi, I bindur se qëllimi real nuk është zbatimi i rregullave të partisë por rrëzimi i qeverisë."Unë dua ta them të vërtetën deri në fund sot këtu, ku statuti është bërë gjithnjë e më shumë alibia kurse qëllimi i shpallur haptas është rrëzimi i qeverisë. Ndryshimi i kursit të qeverisjes,  programit të qeverisjes për të cilën kanë votuar 1 milionë njerëz dhe të tjera  barcaleta si këto që mund të argëtojnë sallonet dhe portalet e llogjeve politike por nuk mund të shfokusojnë PS-në në rrugën e reformave për të bërë shtet.Përmes shifrave Edi Rama iu përgjigj kritikëve se është humbur besimi te PS duke dhënë numra sipas çdo qarku të anëtarësimeve të reja dhe shifrën prej 11 % të të gjithë të rinjve të anketuar që do zgjidhnin PS për tu antarësuar përballë vetëm 3 % që do zgjidhinin PD.Pjese te tjera nga fjala e RamesNë fjalimin e mbajtur në Asamblenë Socialiste për gati një orë Rama mbrojti reformat e qeverisë për të cilat sipas tij po përdoret dhe debati për mosrespektimin e statutit për tu përbaltur. Duke pranuar një 'mea culpa" për një organizimi më të mirë brenda PS-së  por dhe mosmbledhje të strukturave socialiste, Rama argumentoi se shkak ishte bërë gjendja në të cilën gjeti qeverisjen e vendit "një fushë e minuar në vend të një fushe me lule".Rama tha se ishte pro ndryshimit të statutit sipas modelit laburist ndërsa foli dhe për dekriminalizimin e vendit, baltosjen e Saliut brenda PS por dhe incidentin me Ben Blushin. Por është për nderin tonë më të madh e vetmja pasqyrë publike në këtë vend që nuk ka vetëm dy dimensionet e ekranit të televizione apo faqeve të gazetave. Të rroj Partia Socialiste. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara. S'mund te perdoret debati për statutin për të sulmuar qeverinëEdi Rama: "Unë besoj se jo vetëm unë por askush këtu nuk u kujtua për këto çështje statutore as 2 vjet e gjysmë përpara. Nuk e la punën e partisë për neglizhencë të qëllimshme dhe ta harrojnë se ndodhi për autoritarizëm vulgar. U përgatitëm jo pak për të qeverisur vendin. Mendoj dhe sot që kam bërë gjënë e duhur dhe askush nuk ndihet përgjegjës pse nuk e bëmë atë shfaqje. Më vjen keq, por kështu mendoj. S’mundet që diskutimi për statutin të kthehet në debat hileqar për qeverinë. Hallall jua bëj dhe njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. E drejtë, që duhej të kishte funksionuar dhe Asambleja e kryesia, por nuk mund të ketë fakte të ndryshme të qeverisjes. Në mjedisin tonë të debatit debaton Saliu, Jo kjo nuk lejohet. Nuk ka demokraci dhe liri që këtë e lejon."E bën Saliu shumë mirë baltosjen, por nuk kemi ne luksin që brenda nesh ta ndihmojë përbaltjen me fakte të fabrikuara.Është fakt që kemi shtruar 207 km rrugë. Është fakt që këta 2 vjet kush ka dalë në pension përfiton deri në 40 % pension më të lartë se la Saliu. Pagat janë rritur me 7.5 %. Zeruam taksën për biznesin e vogël. 170 mijë më shumë të punësuar se në fund të 2013.Nuk gjetëm fushë me lule por terren të minuar. Po të zgjatem me listën e fakteve mund të vazhdojmë deri nesër jo metaforikisht por faktikishtRama mes kryetarit të PS dhe Kryeministrit të venditNuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë pasi kur morëm çelësat e qeverisë u gjendëm në kushtet e emergjencës....Në këto vite që kam pasur privilegjin të drejtoj këtë parti e kam kuptuar dhe PSE-në e këtij vyrtyti kaq të rëndësishëm dhe kaq të rrallë: Quhet përgjegjshmëri ndaj interesave dhe fateve të kësaj familje të madhe me të cilën janë lidhur pazgjidhshmërisht fatet e vendit dhe miliona njerëzve, përgjegjshmëri që e ka imunizuar me kohë dhe vakt këtë parti nga rreziqet e autoritarizmave vulgarë dhe që e mbron këtë familje nga çdo mundësi që papërgjegjshmëria të bëhet vijë sjellje individuale apo kolektive. Dhe që një njeri apo grusht njerëzish të sundojë nga larg partinë duke shkelur vlerat dhe parimet që na bashkojnë apo ta shantazhojnë nga poshtë duke abuzuar me lirinë e shprehjes dhe demokracinë si flamur që valëvitet në shkopin e interesave personale. Kjo përgjegjshmëri e bën që unë ta pranoj sot se nuk kam qenë i aftë të gjej qysh në fillim të rrugës sonë të re pas zgjedhjeve vëmendjen, energjitë, kohën e nevojshme për ta bërë dhe këtë detyrë. Detyrën e organizimit të punëve të brendshme të partisë me të njëjtin angazhim dhe besoj efektshmëri që kam bërë detyrën e Kryeministrit. Se kjo e dyta më pushtoi me pahir, terësisht, të gjithë ekzistencën time në kushtet shumë të rënda qe morëm detyrën për të qeverisur vendin. Ashtu siç na pushtoi të gjithë besoj, sipas peshës dhe barrës në kurriz.Rama flet për zgjedhjet brenda PS: "Unë besoj se jo vetëm unë por askush këtu nuk u kujtua për këto çështje statutore as 2 vjet e gjysmë përpara. Nuk e la punën e partisë për neglizhencë të qëllimshme dhe ta harrojnë se ndodhi për autoritarizëm vulgar. U përgatitëm jo pak për të qeverisur vendin. Nuk patëm kohë të merremi me zgjedhjet e partisë pasi kur morëm çelësat e qeverisë u gjendëm në kushtet e emergjencës. S'pata kohën e duhur të bëj detyrën në PS siç bëra detyrën e Kryeministrit.  S’mundet që diskutimi për statutin të kthehet në debat hileqar për qeverinë. Hallall jua bëj dhe njeriun e vetëm që paska frikë të votohet. E drejtë që duhej të kishte funksionuar dhe Asambleja e kryesia, por nuk mund të ketë fakte të ndryshme të qeverisjes.Fishkëllimat ndaj BlushitEdi Rama: Në këtë mjedisin tonë plot imperfeksione dëgjohesh dhe durohesh si në asnjë mjedis tjetër bashkëjetese shoqërore në atdheun tonë, në këtë mjedisin tonë ka dhe gjykatë të posaçme të zgjedhur me votë të fshehtë për të ndihmuar në zgjidhjet e mosmarrëveshjeve midis nesh, në këtë mjedisin tonë qëllon të ketë dhe mosmarrëveshje, të ketë dhe këmbime fjalësh me tension të lartë që pastaj na vjen keq që ndodhin, madje arrijnë deri në fishkëllima të pasjellshme nga stoli i rezervave për skuadrën e qeverisë në fushë, apo nga shkallët e pallatit të sportit për rezervat që fishkëllejnë skuadrën.Natyrisht të pasjellshme të dyja.Më mirë të mos ndodhte asgjë nga këto, por asgjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e shërbimit të madh që kjo parti i bën atdheut tonë dhe shoqërisë sonë.Asnjë nga këto nuk e bën më të vogël vlerën e punës së madhe që qeverisja jonë po bën për vendin, njerëzit dhe gjeneratën tjetër të këtij vendi, asgjë nga këto nuk e bën më të madhe vogëlsinë e dritës së gjykimit të kujdo që nuk na do dhe pikërisht pse nuk na do përpiqet përditë të na errësojë imazhin e kësaj familje politike.Kemi dhe një vyrtyt tjetër në këtë parti që se kam parë askund tjetër që edhe kur fishkëllehemi padrejtësisht për një punë apo një punë tjetër nuk i fshehim të metat apo gabimet tona pas fishkëllyesve të radhës.Rama kërkon falje për mosmbledhjen e strukturave të PSEdi Rama: Kjo nisje për hapjen e partisë ishte e vonuar dhe për këtë dua të bëj një mea culpa krejt të sinqertë. Është fakt që kjo punë duhet të kishte nisur më parë, ashtu siç është fakt se 2 vjet e gjysëm më parë duhet të ishte trajtuar dhe çështja e rinovimit të mandatit tim si dhe në këto 2 vjet e gjysëm kjo Asamble dhe Kryesia e partisë duhet të ishin mbledhur rregullisht. Unë jam përgjegjësi kryesor jo thjesht për faktin se sot është hapur një diskutim krejt i panevojshëm pas dy fitoreve të mëdhanë dy palë zgjedhje radhazi, por në radhë të parë për faktin se duke parë sesa shumë kemi përfituar në këto 6 muaj pune serioze me partinë, merret me mend sesa më shumë do të kishim përfituar po të ishim kujdesur çdo ditë për përtëritjen dhe mbarëvajtjen e organizimit të partisë. Kërkoj sinqerisht për këtë ndjesën e çdo pjestari dhe çdo pjestareje të kësaj familje politike dhe askujt tjetër. Sepse askush tjetër nuk ka tagrin dhe nuk ka kushtet të më bëjë mua, aq më pak ne të gjithëve, moralin e vlerave dhe parimeve demokratike.  Pa PS demokracia do kishte avulluar si ujët e pulës, pa Qeverinë Rama Shqipëria do hante vetëveten.Duan nuk duan kundërshtarët tanë të lodhur, apo përgojuesit tanë të shumtë, pa këtë parti demokracia në Shqipëri do kishte avulluar si ujët e pulës. Pa forcën udhëheqëse të kësaj partie në qeverisjen e vendit Shqipëria do të ishte sot duke mbaruar së ngrëni vetëveten. Duan apo nuk duan, të gjithë ata që nuk na duan kjo parti ka disa merita që si ka jo vetëm asnjë organizatë tjetër politike, po asnjë organizatë politike apo jo politike në këtë Shqipërinë tonë.Duan të na baltosin se sollëm kriminelë në Parlament Rama tha se po kërkohet të baltoset PS duke akuzuar se ka futur kriminelë në Parlament, një baltosje e cila nuk do ulet por do të forcohet deri në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.Edi Rama: Armiqësisht duan të na baltosin si partia që solli kriminelë në parlament. E vërteta është se ne jemi partia që solli në parlament më shumë gra dhe vajza sesa të gjitha legjislaturat e Shqipërisë të marra sëbashku, jemi partia që solli në qeveri më shumë gra sesa të gjitha qeveritë e tranzicionit të marra sëbashku. Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja por baltoset njeriuMe hir a me pahir le ta flejmë mendjen njëherë e mirë se nuk ka shans të mos na baltosin po shkuam pas një ideje që hap një rrugë të re, s'ka gjasë të mos na inkriminojnë po morëm një vendim që sjell një zhvillim të ri, s'ka asnjë mundësi të mos na paragjykojnë dhe linçojnë po punuam me këmbëngulje për të sjellë ndryshimin kudo qoftë. Me mëndje të fjetur të mos merremi më me ta, po ta bëjmë karvanin të ecë më shpejt përpara. Koha që jemi marrë me ta ka qenë kohë e humbur dhe më keq akoma ka qenë një kohë që ua kemi hequr padrejtësisht njerëzve tanë, njerëzve të zakonshëm që janë arsyeja e qënies dhe motivi i betejave të PS. Kështu që më shumë kohë dhe mbi të gjitha më shumë përkushtim dhe durim për njerëzit duke vazhduar edhe më shumë angazhim dhe këmbëngullje rrugën e fillimit të ri në PS.Na duhet PS e riformuarOra 12: 18 Rama mban fjalën: “Na duhet një PS e riformuar dhe e ripërtërirë fizikisht dhe riorganizuar terriotorialisht dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen e saj sociale. Një PS aktive me çdo komunitet dhe grup interesi dhe ndërvepruese.  Reformat tona kanë hapur një rrugë të re në një përpjetë shumë të vështirë ku asnjë forcë tjetër veç PS nuk mund ta mbajë barrën e lidershipit pasi e përpjeta e vështirë do të bëhet më e përpjetë pasi llumi i baltës kundër nesh nuk do të vijë duke u ulur por duke u rritur.  Parti politike, tribuna mediatike të rreshtuara kundër për arsye të qarta apo të paqarta. Grupe interesi jolegjitime të prekura nga reformat. Individë që i bashkohen këtij fronti natyrshëm do të duan të na zbrapsin ndërkohë do vazhdojmë përpara të qeverisim me kurajo e vendosmëri duke zbatuar programin tonë të reformave dhe fuqizuar forcën tonë të udhëheqjesDo të mbajë fjalën dhe Ben BlushiblushiAsambleja kombetare  Një ditë më parë Komisioni i Garancive Statutore pranoi vetëm pjesërisht kërkesën e deputetëve Ben Blushi, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi për intepretim të statutit ekzistues të Partisë.Për pikën më të nxehtë, zgjedhjen e kryetarit të Partisë, KGS thekson se do jetë Kongresi që do të përcaktojë nësë duhet të ketë apo jo proces zgjedhje.Kongresi i socialistëve do të mbahet më 19 mars.Mimoza Hafizi: KGS i njeh shkeljet, por nuk i përmend të gjithë shkelësitAnëtarësimet në PS, Rama: Jam karafil i Artës deri në Kongreshttps://youtu.be/1k9uSEoEj0Uhttps://www.youtube.com/watch?v=u4E5YhcoUBQ