Këmbyen 100 euro fallco në një pikë Exchange, arrestohen burrë dhe grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 09:28
Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona me akuzën e falsifikimit të monedhave.Blutë arrestuan në flagrancë Hysni Tushin 49 vjeç dhe Vosjana Tushin 42 vjeç, banues në fshatin Brataj pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të këmbejnë në dyqanin (change money) në pronësi të shtetasit: P.J, një shumë parash prej 100-Euro (të prerjes 2×50 Euro) të falsifikuara.Por në pamundësi për t'ia arritur qëllimit në këtë dyqan, ata kanë shkuar dhe i kanë këmbyer në një pikë tjetër të këmbimit valutor në pronësi të shtetasit: L.I, duke marrë në këmbim shumën në lekë prej 13 760 (të rinj).Materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të këtyre 2 shtetasve për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".