Reshjet e shiut në Kosovë, dëme materiale dhe vështirësi në komunikacion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2016, 08:16
Shumica e vendeve në Kosovë u përballën të hënën me reshje të mëdha të shiut, të cilat në shumë pjesë shkaktuan dëme materiale dhe vështirësi në komunikacion.KosovaPress sjellë pamje edhe nga fshati Polluzhë, Komuna e Skenderajt, ku shihet se ka pas vërshime.Nga reshjet e mëdha, uji ka mbuluar pjesë të shtëpive edhe rrugën e asfaltuar në këtë pjesë.Pasojat e reshjeve të mëdha të shiut u panë edhe në magjistralen Pejë-Prishtinë, gjendje kjo që në orët e pasdites shkaktoi bllokim në komunikacion./KosovaPress/