Ekskluzive/Publikohet procesverbali i mbledhjes së Mukjes. Butka: Në Shqipëri pati luftë civile

Njëzetmijë të vrarë në qindra beteja mes partizanëve dhe forcave nacionaliste e balliste, fshatra të tërë të djegur dhe shkatërruar dhe e gjitha kjo e shoqëruar me akte terroriste si vrasje masive dhe atentate.Historiani Uran Butka e cilëson luftë të pastër civile atë që ndodhi në Shqipëri pas vitit 1943 deri në vitin 1945.Dhe arsyeja e kësaj lufte është prishja e Marrëveshjes së 2 gushtit 1943 e mbajtur në fshatin Mukje në Krujë.I ftuar ne emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Butka iu referua librit të tij të fundit “Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945” dhe për herë të parë publikon procesverbalin e kësaj mbledhje, në të cilin përveç vendimit janë shënuar emrat e pjesmarrësve dhe atë që u vendos aty.Por sipas Butktës gjithçka që ka ndodhur më pas në Shqipëri ishte një luftë e pastër civile të drejtuar dhe urdhëruar nga Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu nën drejtimin e jugosllavëve.Butka kritikoi dhe akuzoi rëndë kolegët e tij historianë si Kristo Frashëri, Paskal Milo dhe Xhelal Gjeçovi sipas të cilit janë të indoktrinuar duke shtrembërur faktet e masakrës komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.Butka kundërshtoi edhe ish-kreun e PD-së, Sali Berisha, i cili pak ditë më parë në emisionin “Debati në Channel One” deklaroi se vlerësonte rolin e Enver Hoxhës gjatë luftës së Dytë Botërore.Bukta iu kundërpërgjigj Berishës me këto fjalë: “Berisha gabon shumë shumë rëndë me këtë deklaratë. Enver Hoxha ishte një kriminel që vrau dhe urdhëroi vrasjen e shqiptarëve dhe nuk ka asnjë rol në rezistencën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Berisha e bën këtë për arsye politike dhe ky është një gabim”.Bukta e shoqëroi këtë deklaratë me një dokument orgjinal sipas të cili Hoxha urdhëronte shfarosjen e fshatit Starovë në Pogradec dhe një dokument tjetër që raportonte se partizanët e kishin shfarosur këtë fshat, nga i cili kishin mbetur pa djegur vetëm 5 shtëpi.12833444_1747036235542506_198245176_n - Copy12422148_1747036248875838_1103151646_o - Copy12834439_1747036258875837_1641819343_n - Copy12822093_1747036275542502_1572429657_n - Copy