Gjendje emergjente nga reshjet në Pejë, mbyllen të gjitha shkollat
Reshjet e shiut kanë bërë që shumë rrugë dhe lagje kryesore të Pejës të vërshohen nga uji dhe të bllokohen për një kohë të pacaktuar.Sheshi kryesor i Pejës, lagjia Dardania, Haxhi Zeka dhe lagjia Fidanishtë janë pikat më kritike që shiu ka vërshuar.Kjo ka bërë që kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri të krijoj shtabin emergjent për gjendje të jashtëzakonshme.Zëdhënësi i këtij shtabi Engelbert Zefaj, tha për KosovaPress se vërshimet janë krijuar si pasojë e infrastrukturës aktuale e cila nuk ka kapacitete për ta përballuar.Reshjet kanë bërë që edhe të gjitha shkollat në këtë qytet të mbyllen për një kohë.“Këto janë pikat më kritike dhe ka përmbysje edhe në lagjet tjera por janë më të vogla. Kryetari ka themeluar shtabin emergjent për këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe i kemi mobilizuar gjitha forcat njerëzore dhje mjetet motorike. Të gjitha shkollat me kërkesën e shtabit emergjent janë mbyllur”, ka thënë Zefaj.Ai, ka bërë me dije se kanë lajmëruar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe po presin që të njëjtit t’u dalin në ndihmë shumë shpejt.Zefaj ka bërë me dije se nuk ka pasoja në njerëz dhe deri më tani për dëmet tjera nuk kanë bërë ndonjë bilanc./KosovaPress 

