Disa minuta shi dhe nën ujë rrugët e qytetit të Beratit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2016, 13:23
Kanë mjaftuar pak minuta shi dhe rrugët e qytetit të Beratit janë mbushur me ujë.Prezenca e ujit ka mbërritur deri në trotuare, duke e bërë të pamundur kalimin e qytetarëve nga një anë rruge në tjetrën.Rruga kryesore nga sheshi “Agjensia” deri tek stadium i vjetër është mbushur nga uji, ndërkohë që pusetat në anë të rrugës e kanë patur të pamundur përcielljen e sasisë së madhe të ujit.Po kështu rruga nga Kthesës e Gjykatës deri në dalje të lagjes "30 Vjetori" është nën ujë.Me vështirësi kanë qarkulluar dhe mjetet në rrugë si pasojë e prurjeve të mëdha të ujit.Kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat ndonëse zgjasin fare pak lënë nga pas përmbytje të mëdha.