E bukura është pranë jush

Bukuria është në sytë e shikuesit. Prandaj sa më shumë të shohim rreth vetes, aq më gjëra të bukura do shohim. Çdo moment kthehet në domethënës dhe unik,çdo gjë e vogël rritet dhe me rëndësi. Nuk ka shumë njerëz që e vlerësojnë “tani”-në dhe “këtu”-në por duam t’ju kujtojmë se bukuria është kudo, në një buzëqeshje, në lumturinë e heshtur të dikujt, në fëmijëri, pasion, dëborën e parë apo trenin e fundit (sidomos nëse e kapim).