Buxhuku pranon evazionin: Heqja e taksave për biznesin e vogël, më shumë dëm

Ndërsa FMN kërkon heqjen e të gjitha përjashtimeve të taksave që janë bërë deri më tani për sektorë të caktuar, biznesi pranon se ato kanë krijuar hapësira për evazion, në kushtet kur nuk administrohen dot nga institucionet fiskale. Sipas administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, vendimi i qeverisë për heqjen e taksave të biznesit të voggël bie ndesh me formalizimin e ekonomisë. Por sipas tij, qeveria duhet të ulë rentën minerare, në përpjekje për të ndihmuar këtë industri. Kjo edhe për faktin se nuk krijon evazion.Ndërsa FMN do t’i kërkojë qeverisë heqjen e të gjitha përjashtimeve të taksave të bëra deri më tani, siç janë ato për biznesin e vogël, imputet bujqësore etj, përfaqësuesit e sipërmarjes argumentojnë se ato janë bërë shkak për evazion fiskal, në kushtet kur nuk mund të administrohen siç duhet nga tatimet.Gjergj Buxhuku:Vendimin e menjëhershëm të qeverisë shqiptare për përjashtimin e taksave të ashtëquajturit biznes i vogël, u shpreh që është një vendim që në kuadrin mjedisor të biznesit shqiptar në fakt do të ishte me më shumë pasoja të dëmshme, sesa pozitive. Përjashtimet e tjera duhen para rast pas rasti, krahasimisht me faktin sesi do të ndikojnë në industri të caktuara dhe sektorë të caktuar.Biznesi mbështet uljen e rentës minerare, si një hap i domosdoshëm për të ndihmuar këtë industri të goditur keqazi nga rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.Kjo edhe në kushtet kur ulja e rentës nuk bëhet shkak për evazion fiskal.Gjergj Buxhuku: Nëse ne do të bëjmë ulje të rentës minerare ose zerim të saj për minerale të cilat shkojnë për përpunim të mëtejshmëm brenda vendit kjo është pozitive padiskutim. Kjo do të bënte që mineralet shqiptare të rrisnin shumë vlerën e tyre pas përpunimit dhe mund të shiteshin me çmim mjaft të lartë dhe më tepër në tregje të sigurta.Me arsyetim edhe FMN do të bindet që përjashtime të tilla si rasti i rentës minerare që nuk ndikon në evazion fiskal por nxit prodhimin vendor dhe rrit vlerën e mineraleve që do eksportohen me vlerë të shtuar dhe do rrisin të ardhurat dhe në ekonomi por dhe buxhetin e shtetit, unë them që FMN do të jetë e arsyeshme për ta pranuar.Ministria e Energjisë i ka kërkuar zyrtarisht asaj të Financave uljen e rentës minerare, me argumentin se do të shpëtojnë nga kriza këtë industri dhe qindra të punësuarit në të.