Kongresi popullor i Kinës vendos si objektiv rritje ekonomike me 6.5-7%

Kongresi popullor i Kinës ka vendosur një sërë objektivash për vitin 2016, ku përfshihet edhe rritja ekonomike, për të cilën do të bëhet përpjekje që të mbahet në nivelin nga 6.5 deri në 7%. Kryeministri Li Keqiang deklaroi se vendi ka përpara një betejë të vështirë e cila mund të fitohet vetëm në sajë të vendosmërisë dhe përkushtimit. Kongresi vendosi gjithasthu si objektiv krijimin e 10 milionë vendeve të reja të punës si dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Kongresi popullor i Kinës ka zbuluar edhe ambiciet ekonomike të vendit për vitin 2016, teksa përfaqësuesit kanë bërë me dije se objektivi është që rritja ekonomike të qëndrojë në një nivel nga 6.5 në 7%. Takimi i përvitshëm që mbahet në Pekin përcakton synimet politike dhe ekonomikë shtetit aziatik. Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, gjatë fjalës së mbajtur përballë përfaqësuesve, tha se vendi ka përballë një betejë të vështirë, teksa njoftoi se qeveria do të bënte përpjekje për të krijuar të paktën 10 milionë vende të reja pune. "Kemi përcaktuar objektivat kryesorë ekonomikë të Kinës që konstatojnë në rritjen në një rritje ekonomike midis 6.5 dhe 7%. Gjithashtu, do të mundohemi që t'a mbajmë inflacionin në nivelin 3% ndërkohë që në planin tonë përfshihet edhe synimi për të krijuar të paktën 10 milionë vende pune."Vitin e shkuar Kina kishte si synim që t'a mbante nivelin e rritjes ekonomike në 7%, por vendi arriti që t'a dërgonte këtë shifër në 6.9%. Ky rezultat ishte më i dobti për shtetin aziatik gjatë 25 viteve të fundit që cilësohet edhe si lokomotiva e ekonomisë globale. Në objektiva të tjerë përfshihen mbajtja e nivelit të papunësisë në 4.5% si dhe shtimi i shpenzimeve për mbrojtjen me 7.6%. /Oranews.tv/