PD në Gramsh: Pranë qytetarëve kundër padrejtësive qeveritare

Qytetarë të Gramshit të mbështetur edhe nga PD kanë protestuar për kushtet e vështira ekonomike dhe infrastrukturore. Përfaqësues demokratë vlerësuan se protestat janë e vetmja rrugë për zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.Deputetë dhe përfaqësues të strukturave të PD ishin në Gramsh, ku iu bashkuan protestës së qytetarëve për kushtet e vështira të jetesës.Sekretari i Partisë Demokratike për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji, tha se protestat e qytetarëve në të gjithë vendin janë e vetmja rrugë që problemet e tyre të marrin zgjidhje para kësaj qeverie.Në të njëjtën linjë ishte dhe deputetja Arbjola Halimi.Salianji: Kjo qeveri po i varfëron më shumë qytetarët dhe kjo qeveri po bën që qytetarët e Gramshit dhe të Shqipërisë të jenë më të papunë, të jenë më të përbuzur, të jenë më në periferi. Janë sot më të papunë e më të varfër sepse punësimin, paratë, mundësitë që u jep ky vend i mrekullueshëm me këto burime natyrore i marrin dhe i shfrytëzojnë oligarkët e pushtetit, njerëzit e lidhur me Edi Ramën, njerëzit e lidhur me qeverinë.Halimi:  Unë dëgjova sot se ju protestoni për tokat. Ato u janë grabitur. Po a nuk bënë të njëjtën gjë baballarët e tyre 45 vite me radhë. E pra, këta nuk janë gjë tjetër edhe pse më shëmbëlltyrën e tyre e rilindur. Sigurisht që do u rrëmbejnë tokat, sigurisht që do u grabisin, sigurisht që do u çojnë në skamje dhe në varfëri sepse kjo është forma e tyre e pushtetit, kjo është forma me të cilën ata qeverisin.Përfaqësuesit e Partisë Demokratike thanë se kërkesa e banorëve të Gramshit për rrugë dhe shpërblim të drejtë për pronat e tyre janë të drejta legjitime.