Feston ditëlindjen pa Rihannën

Ata së fundmi i kanë dhënë edhe një mundësi lidhjes së tyre problematike, por a ka përsëri probleme Rihanna me Chris Brown?Këngëtari i hitit "Look At Me Now", festoi ditëlindjen e tij të 24-të në klubin "Emerson" në Los Anxhelos, por Rihanna gjatë kësaj mbrëmje nuk u pa askund, shkruan “The Sun”.Ish e dashura e tij, Karrueche Tran, ishte e pranishme në ditëlindjen e tij, duke hapur spekulime se lidhja e Brown me Rihannan është në probleme përsëri.Ndërsa Rihanna tani është në New York për turneun e saj botëror "Diamonds" dhe burimet tani kanë thënë se puna po ia pamundëson asaj që të kalojë më shumë kohë me Brownin."Nganjëherë janë shumë të tensionuar nganjëherë janë të qetë. Kur janë larg njëri-tjetrit çdo gjë u shkon shumë keq", ka thënë burimi.