Jennifer Lopez, xhirimet e klipit së bashku me Pitbull
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2013, 16:28
Pas disa bashkëpunimeve të sukseshme të divës së muzikës Jennifer Lopez dhe rreperit Pitbull, tani do të kemi një tjetër bashkëpunim mes tyre, ku pa diskutim pritet të shndërohet në një hit veror.Kënga e tyre titullohet "Live it Up" dhe ditën e Shtune në plazhet e Floridës kanë nisur xhirimet e klipit për këtë këngë.Ajo që paparacët na kanë përcjell me anë të fotove, të lë të kuptosh se në këtë klip do të ketë edhe një grup modelesh nga America's Next Top model.Jennifer ksihte zgjedhur disa ngjyra të ndryshme të rrobave të banjos, herë portokalli e herë të zeza por me një shall jeshil sipër.Diva kërcen me stilin e saj të zakonshëm, provokuese, e butë por edhe muskulore.