David dhe Victoria Beckham çojnë fëmijët të njohin kullën Eiffel

Ata mund të jenë një nga çiftet më të famshëm në të gjithë kohën, por kjo s’do të thotë se ata nuk gjejnë kohën për fëmijët e tyre, madje janë prindër të mrekullueshëm.Pikërisht për të plotësuar kornizën, u fotografuan pranë kullës Eiffel së bashku me fëmijët.Me katër fëmijët, 3 djemtë dhe vajzën Harper dukeshin më se në formë, edhe pse të veshur sportiv.Fëmijët Brooklyn, Romeo,Cruz dhe Harper edhe pse ishin vizitorë për herë të parë duken të kënaqur ndërsa mbajnë nga një pije në dorë.Ashtu si gjithnjë qershia mbi tortë ishte vogëlushja Harper, e cila mbante të veshur një fustan ngjyrë rozë dhe qëndronte në krahët e babit, David Beckham.Të gjithë sëbashku tregonin një harmoni familjare.