"Iron Man 3", në krye të 'box office'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2013, 14:53
Filmi "Iron Man 3", ka kryesuar bindshëm në “box office” amerikan duke u bërë filmi i dytë në histori që përfiton aq shumë që nga fundjava e parë e shfaqjes.Vazhdimi më i ri i filmit me Robert Downey, Jr. në rolin kryesor, ka grumbulluar 175.3 milionë dollarë, ndërsa vetëm filmi "Avengers" (2012) ka përfituar më shumë në weeken-in e parë të paraqitjes, 207.4 milionë dollarë.Shane Black ka bërë regjinë e "Iron Man 3", ndërsa krahas Downey, Jr., luajnë Gwyneth Paltrow, Don Cheadle, Guy Pearce e Sir Ben Kingsley.