Këshilli i investimeve, Ekonomi: Investimet me rëndësi për ekonominë

Mbledhja e Këshillit të Investimeve ka qenë detyra e parë e Ministres, Milva Ekonomi.Me sa duket fokusi i këtij institucioni do të jetë pikërisht thithja e investimeve strategjike, të cilat janë përcaktuar si shumë të rëndësishme për ekonominë shqiptare.Ekonomi nuk ka lënë pa falenderuar në fjalën e mbajtur edhe paraardhësin e saj.Ekonomi: Kemi një mundësi për të shpejtuar ritmin e futjes në këtë botën europiane të të bërit tregti, të të bërit  sipërmarrje, të zhvillimit ekonomik sepse kemi një vendodhje strategjike të mirë, kemi një popullësi relativisht të mirëedukuar dhe gjithashtu kemi pasur mundësi të aksesojmë me shpejtësi jo shumë të lartë tregjet e Bashkimit Europian deri më sot.Në mbledhje është diskutuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet brenda administratës publike.Mosmarrëveshjet ndërmjet institucioneve të administratës publike dhe biznesit janë konsideruar shqetësuese pasi mbartin kosto të konsiderueshme për palët dhe njëkohësisht sjellin pasiguri dhe mosbesim në zhvillimin e aktivitetit  ekonomik si tek bizneset vendase ashtu edhe ato të huaja.Shqetësimet kryesore që ka shprehur biznesi kanë qenë se institucionet buxhetore dhe stafi i punësuar në to shpesh herë injoron apo nuk njeh ligjet e funksionimit të tyre, rregullat dhe ndërmerr vendime arbitrare dhe jo koherente me ligjet në fuqi.Këshilli i Investimeve ngriti ndër të tjera dhe disa kërkesa dhe rekomandime për qeverinë shqiptare,të cilat synojnë përmirësimin e këtyre problemeve.