Taksat, Bashkia e Tiranës arrin marrëveshje me biznesin

Bashkia e Tiranës dhe përfaqësuesit e biznesit të vogël kanë arritur marrëveshjen për dy pikat më të nxehta të debatit për taksën vendore.Pas takimit të tretë me përfaqësuesit e tregtarëve, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi marrëveshjen sipas të cilës u ra dakort për heqjen e  taksës së tavolinës si dhe kategorizimin në zona të taksës së hapësirën publike.Veliaj: Për janarin dhe shkurtin ne do të aplikojmë tarifat e vjetra. Ramë dakort që mënyra e matjes të jetë për metër katrorë dhe jo për tavolinë që gjithashtu është një lehtësi. Ky ridizejnim i kufijve të zonës A për të kaluar pjesët rezidenciale në zonën B me një tarifim më të ulët. U pranua si një ofertë e ndershme.Përfaqësuesi ligjor i biznesit tha se beteja për të diskutuar taksat e tjera vendore do të vijojë në Këshillin Bashkiak.Avokati: Bëhej fjalë për një negociatë të vështirë me tre raunde që kërkonte të largonte falimetin nga dyert e biznesit të vogël dhe të mesëm, por negociata që u zhvillua sot prek dhe biznesin e madh. Nga oferta që erdhi përfitojnë të gjithë. Bëhet fjalë për një marrëveshje që zeron taksën e tavolinës që ishte 25 mijë lekë për tavolinë, tarifa e hapësirës publike për të ruajtur parimin që rrugët kryesore duhet të lirohen dhe duhet të ngushtohen në sipërfaqe ata që abuzojnë me sipërfaqen u dha një propozim i cili e hartëzon Tiranën. E ristrukturon, të gjithë ata që kanë qenë zona B kalojnë zonë C me 400 lekë metri katrorë, ndërsa të gjithë ata që kanë qenë zonë A kalojnë zonë B me 7500 lekë metri katrorë. Zonë A mbetet vetëm pjesa e Bllokut, bulevardi i Tiranës dhe kompleksi qeveritar në qendër. Kjo ndarje e re e ristrukturon në një mënyrë të tillë taksën e hapësirës që është e rëndë por nuk është falimetuese. U takon tregtarëve ta vendosin nëse do ta pranojnë këtë propozim.Beteja vazhdon në Këshillin Bashkiak sepse po përgatiten aktet për tu dorëzuar. U bëjmë thirrje këshilltarëve që kjo të përmirësohet si propozim fillestar, të bëhet një propozim edhe më i mirë se kaq. Dy muajt që u kanë ardhur janar-shkurt nuk paguhen më, paguhen me tarifat e vjetra. Nga marsi është bërë rizonimi.Marrëveshja e biznesit me Bashkinë ka dalë nga raundi i tretë i bisedimeve mes Bashkisë së Tiranës dhe katër përfaqësuesve të biznesit të vogël lidhur me 7 kërkesat e këtyre të fundit për rishikimin e taksave vendore.