Urgjencat e QSUT, pacientët marrin serume në koridoret e spitalit

Vijon të mbetet problematike situata e ugjencave në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Pacientët marrin serume dhe shtrohen në koridore për shkak të fluksit dhe mungesës së kapacitetet të këtij shërbimi.Arsyet kryesore janë mosrespektimi i sistemit të reformimit nga Urgjenca e Tiranës e spitalet rajonale dhe besueshmëria e ulët e qytetarëve për të telefonuar ambulancën.Kjo është situata në 2 urgjencat e reja në QSUT. Në koridoret dhe në hollin e tyre, pacientët marrin serume dhe bluzat e bardha kryejnë konsulata shëndetësore. Fluski i pacientëve edhe në këtë muaj mbetet i lartë, kapacitetet aktulale nuk i përballojnë ndërkohë që mjekët nuk mund të kthen pas rastet.Holli është i mbipopulluara dhe përveç injektimeve të serumeve, janë vendosur dhe shtretër. Vendi i pritjes së familjarëve apo qytetarëve për konsulat është shndërruar në dhomë urgjence.2 janë arsyet e krijimit të kësaj situatë; Mosrespektimi i sistemit të reformimit nga Urgjenca e Tiranës e spitalet rajonale dhe besueshmëria e ulët e qytetarëve për të telefonuar ambulancën.Prej kohësh, QSUT është kthyer në vend shkarkimi të ugjencës së Tiranës dhe spitaleve të tjera rajonale ndërkohë që autoritet shëndetësore e vënë theksin në nevojën për reformimin e shërbimit të urgjencës, për të cilën po ngrihet edhe qendra pranë spitalit të truamës.[caption id="attachment_690263" align="alignnone" width="640"]qsut urgjenca (3) Ne foto: Pacientet marrin serumet ne koridoret e urgjences[/caption][caption id="attachment_690264" align="alignnone" width="640"]qsut urgjenca (2) Ne foto: Pacientet marrin serumet ne koridoret e urgjences[/caption][caption id="attachment_690265" align="alignnone" width="640"]qsut urgjenca Ne foto: Pacientet marrin serumet ne koridoret e urgjences[/caption]/Oranews.tv/