Takimi i Ambasadorëve me Veliajn për strehimin e komunitetit rom

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka pritur në zyrën e tij Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, atë të OSBE, Florion Raunig, Ambasadorin gjerman, Helmut Hofman, si dhe Avokatin e  Popullit, Igli Totozani.Burime të Ora News bëjnë me dije se takimi i Veliaj me ambasadorët është në vijim të konferencës së donatorëve të zhvilluar në muajin janar dhe në mbështetje të projekteve të Bashkisë.Pas rreth 60 minutash takim, Ambasadorët nuk pranuan të flasin për mediat.Sipas Avokatit të Popullit Totozani në fokus të takimit ka qenë projekti për strehimin e romëve.Totozani: Ishte një takim pune me Ambasadorët për të përmirësuar kushtet e komunitetit rom.Sipas burimeve të Ora News, ndërtimi i parkut të lojërave tek Liqeni Artificial dhe negociatat e Bashkisë me tregtarët për taksat ishin në fokus të takimit të  Ambasadorëve me Veliajn.Veliaj me ambasadoret /Ora News/