Dadoja i rrëfen policisë pse i preu kokën vajzës 4 vjeçare
Dadoja nga Uzbekistani e cila mendohet të jetë përgjegjëse për vrasjen e 4 vjeçares ruse ka rrëfyer për policinë se dëgjonte zëra.Gyulchekhra Bobokulova tha se ditën e vrasjes ishte e mërzitur me bashkëshortin e saj i cili kishte krijuar një familje të re në Uzbekistan ndërkohë që ajo ishte në Moskë, raporton Life News.38 vjeçarja u shpreh gjithashtu se kishte refuzuar ofertën e burrit për tu bërë gruaja e tij e dytë.Fillimisht , disa sugjeruan se mund të ishte një sulm terrorist dhe se ajo u dëgjua teksa bërtiste në rrugë “Jam një terroriste” dhe “Allahu Ekber”.Bobokulova u akuzua se e mbyti dhe më pas i preu kokën Nastya Meshcheryakova me një thikë kuzhine para se t'i vinte flakën apartamentit.Nastya është përshkruar si fëmijë që kishte vështirësi në të mësuar.Gyulchekhra u kthye në vendin e ngjarjes me efektivët e policisë për t'i shpjeguar atyre se çfarë ndodhi.Gazetarja ruse, Polina Nikoskaya tha se pa Bobokulovën në rrugë duke thënë “Unë isha nisur nga shtëpia për në stacionin e metrosë.Ajo po qëndronte pranë hyrjes së metrosë dhe tërhoqi vëmendjen time sepse po bërtiste “Allahu Ekber”.
/Oranews.tv/