Kosova përmbush të gjitha obligimet për Gjykatën Speciale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2016, 18:57
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë.
Sipas një komunikate të Presidencës, Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe Ligjin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.“Me ratifikimin e kësaj marrëveshje - krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të "Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë" - Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale”, thuhet në njoftim.