Akuza për korrupsion, Prokuroria e Krimeve të Rënda çon në gjykatë dosjen “Giu”

Prokuroria e Krimeve të Rënda çon në gjykatë dosjen për prokurorin Haxhi  Giu,  i akuzuar për korrupsion.Seancën e kaluar gjyqësore, Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi ekzaminimin shëndetësor për ish-Prokurorin e Krujës, pasi avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij ka probleme kardiake dhe për këtë arsye ndodhet i shtruar në spitalin e burgut.Me këtë argument avokati kërkoi lehtësim të masës së sigurisë. Pasi mori ne shqyrtim kërkesën gjykata vendosi të caktojë ekspertë për të kryer ekzaminimin mjekësor për të pandehurin.Prokurori i Krujës, Haxhi Giu, u arrestua në dhjetor të vitit të kaluar dhe akuzohet për ‘korrupsion pasiv’.