Merr flakë mjeti në lëvizje te “Emin Duraku”, shkak defekti teknik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Shkurt 2016, 17:20
Një automjet në kryeqytet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme teksa ishte në lëvizje. Ngarja ka ndodhur pranë shkollës “Emin Duraku”.Automjeti është përfshirë nga zjarri në pjesën e përparme të tij, por fatmirësisht drejtuesi ka shpëtuar pa lëndime.Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët dhe shërbimet zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në mjet.Mësohet se ekspertët kanë konstatuar se zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik në mjet.[caption id="attachment_688173" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Makina e perfshire nga flaket[/caption]