Gazsjellësi TAP, në qershor nis ndërtimi i tubacioneve në Shqipëri dhe Greqi
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri mori pjesë në punimet e takimit të dytë të Këshillit të Ministrave të Energjisë së Korridorit Jugor të Gazit, pjesë e të cilit është edhe gazsjellësi TAP.Kreu i Energjisë bëri me dije se gjatë qershorit do të nisë ndërtimi i tubacioneve të gazsjellësit në Shqipëri dhe në Greqi.Ndërtimi i gazsjellësit TAP pritet të nisë në qershor të këtij viti.Nga Baku e Azerbajxhanit ku merrte pjesë në Këshillin e Ministrave të Energjisë së Korridorit Jugor të Gazit Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri theksoi rëndësinë primare që merr siguria energjitike dhe diversifikimi i burimeve.Gjiknuri: “Progresi i TAP është i dukshëm dhe u konfirmua edhe njëherë që financimet janë të mundshme dhe mbi të gjitha u garantua që punimet në terren në Shqipëri do të fillojnë në mes të këtij viti”.Tryeza e ministrave ra dakord gjithashtu që të promovojë zgjerimin e Korridorit Jugor të Gazit me tregje të tjera, përfshirë edhe ato jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.Gjiknuri: “U përmend edhe aplikimi që ka bërë Shqipëria së bashku me Kosovën edhe për degëzimin e mundshëm Shqipëri-Kosovë të gazsjellësit që lidhet me TAP-in. Këto janë zhvillime të rëndësishmë që u theksuan edhe njëherë dhe gjetën mbështetjen e të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim”.Gjatë punimeve të konferencës Ministri Gjiknuri zhvilloi bisedime me homologët e pranishëm ashtu sikurse me përfaqësuesit e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./Oranews.tv/