Lihet prapa hekurave Ben Çami dhe 2 të arrestuarit për 500 kg drogë
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë këtë të hënë, 29 Shkurt 2016, masat e sigurisë për tre të arrestuarit e dyshuar si pronarë të 570 kilogramëve lëndë narkotike të kapura pak ditë më parë në Kapshticë.“Arrest me burg” dha kjo gjykatë për Lutfi Shabanin i njohur si Ben Çami po e njëjta masë u caktua edhe për Eldi Zahirin dhe Janaq Kacelin, 2 personat e arrestuar pas kapjes se 570 kg kanabis sativa në Kapshticë.Eldi Zahiri drejtuesi i kamionit, në të cilin u gjet droga e fshehur, u ndalua në flagrancë nga policia.Kurse Kaceli dhe Shabani u ndaluan një dite më pas, pas hetimeve të para lidhur me organizatorët e narkotrafikut dhe destinacionin e drogës.[caption id="attachment_688116" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ben Cami në Gjykatë[/caption]/Ora News/