Nis rikonstruksioni i Liceut “Jordan Misja”, Veliaj: Do të rindërtojmë shkollën 'Kosova'

Liceu "Jordan Misja" do t’i nënshtrohet restaurimit, i pranishëm në nisjen e punimeve kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se liceu pritet të jetë gati brenda 6 muajve:Erion Veliaj: “Ne do të rikonstruksojmë totalisht këtë shkollë. Do të jetë një nga shkollat më të bukura në Shqipëri.Nga 9 muaj do ta çojmë kalendarin në 6 muaj që shtatori të na gjejë në ambjente të reja dhe nxënësit të kenë mundësi menjëherë vitin tjetër të shijojnë ambjentet e reja të shkollës”.Në liceun "Jordaj Misja" zhvillojnë mësim edhe nxënësit e shkollës "Kosova" ,pas djegies së godinës së tyre në terrenin e së cilës ishte parashikuar ndërtimi i një pallati.Veliaj bëri publik edhe vendimin i cili ka të bëjë me shpronësimin e terrenit përballë shkollës "Kosova" që sipas tij ka më shumë vlerë se ndërtimi i pallateve.Erion Veliaj: “Për të shpronësuar terrenin përballë, terrenin e shkollës “Kosova” për disa arsye. Së pari sepse kemi nevojë për shkollën Kosova që të lirohet dhe liceu nga mbingarkesa. Së dyti për të dhënë një leksion shumë të rëndësishëm që askush në qytetin tonë nuk duhet të guxojë të djegë një shkollë për të bërë një pallat.Ne do të ndërtojmë çerdhet, kopshtet, shkollat e këndet e lojrave për fëmijë.Është e vetmja mënyrë se si ne ndërrojmë fokusin nga zgjedhjet e ardhshme te fokusi për gjeneratën e ardhshme.”Në liceun artistik "Jordan Misja" aktualisht janë mbi 900 nxënës të profilizuar në degët e arteve figurative dhe muzikore./Oranews.tv/