Thellohet deficiti tregtar me 5%, bien ndjeshëm eksportet dhe lehtë importet

Deficiti tregtar i Shqipërisë është thelluar edhe gjatë muajit janar të këtij viti.Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se eksportet e mallrave kapën një shifër prej 16 miliardë lekësh, duke u ulur me 7.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, dhe 8.1% krahasuar me muajin dhjetor 2015.INSTAT ka publikuar raportin për tregtinë e jashtme gjatë muajit janar, ku bëhet me dije se importet shënuar një shifër prej 35 miliardë lekësh, teksa pësuan ulje me 1.5% krahasuar me muajin janar 2015, dhe me një shifër të lartë prej 34.6% krahasuar me dhjetorin e vitit të shkuar.INSTAT raporton se deficiti tregtar i këtij muaji është 18 miliardë lekë, duke u rritur me 5,0 % krahasuar me janar 2015 dhe duke u ulur me 48,0 % në krahasim me dhjetor 2015.Sipas raportit, ndikim kryesor në uljen e eksporteve është grupi i energjisë, si lënda djegëse, mineralet dhe energjia elektrike, të cilat pësuan ulje prej minus 9.0 pikë përqindje, ndërsa ndikimin kryesore në uljen e importeve janë materialet e ndërtimit dhe metale me -3.5 pikë përqindje.Në muajin janar 2016, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me janar 2015 janë Italia me 8,1 % dhe Greqia me 17,9 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë Kosova me 7,4 %, Gjermania me 1,5 %, dhe Kina me 36,8 %./Ora News/