Uji i pijshëm, ERRU: Duhen më shumë kontrolle për cilësinë

Uji i pijshëm vijon të mbetet një problem ne vijimesi për qytetarët shqiptarë.Kryetari i Entit Rregullator të Ujit gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese kërkoi shtim të kontrolleve për cilësinë e ujit në vend nga nje here ne muaj ne nje here ne jave. Shqetesim u shfaq edhe per renien e arketimeve ne 2015 si pasoje e ndikimit negativ te zgjedhjeve vendore.Kreu i Entit Rregullator të Ujit në vend ka kërkuar më shumë monitorim për cilësine ujit të pijshëm.Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese Avni Dervishi u shpreh se nuk është e mjaftueshme që analizat për cilësinë e ujit të bëhen njëherë në muaj.Avni Dervishi: “Raportimi është mujor. Ne do donim ta kishim këtë raportim më frekuent, çdo javë në mënyrë që nëse do të ketë probleme në një pikë apo në një zonë të caktuar  të njoftohet shoqëria dhe të gjithë organet kompetente për të përmirësuar situatën”.Deputetë të maxhorancës kërkuan që të gjendet një zgjidhje për përdorimin e ujit të pijshëm nga rubinetat pasi shqiptarët po shpenzojnë shumë për blerjen e ujit të ambalazhuar Besnik Bare: “Konsumon çdo familje rreth 20 mijë-30 mijë lekë ujë muaj”.Avni Dervishi: “Faktorë që ndikojnë në cilësinë e ujit janë mbingakesat e klorit , gjendja e rrjetit shpërndarës dhe përdorimi i depozitave”.Mbifaturimet e ndodhura në kryeqytet ishin një tjetër problem që u ngrit nga deputetët. Kreu i Entit Rregullator të Ujit u shpreh se nuk kanë mundësi të ndërhyjnë pasi kanë mangësi ligjore.Avni Dervishi: “Ne na mungojnë instrumentat ligjorë për t’i dhënë zgjidhje drejtpërdrejtë një ankese të qytetarit”.Viti 2015 sipas kreut të ERRU është shoqëruar me një sërë abuzimesh nga operatorët në këtë sektor si pasoje e vitit zgjedhor.Avni Dervishi: “Punësimi pa kriter dhe sezonal vetëm për shkak të disa premtimeve elektorale”.Për të përmirësuar shërbimet në këtë sektor kryetari i Entit Rrregullator të Ujit sugjeron dhenien e disa sherbimeve me koncension.Avni Dervishi: “Partneriteti Publik Privat në këtë sektor në shumë vende ka dhënë rezultat jo për ta dhënë gjithë shërbimin por elementë të caktuar”.Aktualisht në Shqipëri 68 % e ujit të pijshëm nuk faturohet 45 % e kesaj eshte humbje teknike dhe pjesa tjetër vjedhje në rrjet./Oranews.tv/