Produktet e skaduara, vijon tregtimi në mungesë të kontrolleve të AKU
Qytetarët janë të kërcënuar ndaj konsumimit të produkteve të skaduara. Situata është alarmante jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. Sipas vëzhgimit të bërë në Ora Neës, në markete tregëtohen produkte që kanë më shumë se 1 vit që kanë skaduar. Përballë kësaj situate shqetësuese, AKU nuk ushtron kontrolle, por ja faturon përgjegjësinë vetëm operatorëve të biznesit.Qytetarët janë të pambrojtur nga produktet e skaduara të cilat vijojnë tregëtohen normalisht në markete.Është skandal që ky produkt ka skaduar në që në gusht të vitit 2014, por vijon gjendet për tregëtim në vitrinat e një dyqani në qytetin e Elbasanit.Po ashtu në supermarketet e këtij qyteti, produkte të mishit shiten në ditën e fundit të skadencës.Konsumatorët ndihen të kërcënuar nga produkte të tilla të cilat shfaqin rrezik serioz për jetën deri në shkaktimin e helmimeve. Qytetarët thonë se mungojnë kontrollet e institucioneve shtetërore për të hequr nga tregu mallrat skarco.Qytetari: Nëse këto produkte ushqimore nuk janë të kontrolluara, të menaxhuara, që të ketë kontroll cilësia për këto produkte, sigurisht që qytetarët marrin çfarë të gjejnë në dyqan. Një pjesë e këtyre vjen dhe nga jashtë, ka një datë skadimi, e ka të saktë, se ka të saktë.Qytetarja: Me Kujdes i blejmë, por si njohim mirë.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që është institucioni i vetëm që monitoron dhe mban përgjegjësi për ushqimet e skaduara duket se nuk i ka kapacitetet njerëzore dhe kapitalet e nevojshme ndaj dhe fajëson bizneset për këtë gjendje.Granit Sokolaj: Operatorët e biznesit ushqimor mbajnë përgjegjësi për çdo dëmtim të shëndetit të njerëzve i shkaktuar nga konsumi i ushqimit i rezultuar i pasigurt në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit apo shpërndarjes. Pra Operatori i biznesit ushqimor, një market, supermarket, dyqan apo tregtar që ka një kjoskë të vogël diku është përgjegjësi kryesor. Sigurisht që AKU i kontrollon të gjitha pa përjashtimNëse operatorët e biznesit nuk heqin këto produkte dhë nëse AKU nuk ushtron kompetencat për kontrolle, qytetarët mbeten në mëshirë të fatit.