Rama: Fundi i arsimit si biznes, 900 të huaj të diplomuar pa u regjistruar

Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Agjencinë Britanike të Cilësisë për akreditimin e Universiteteve. Kryeministri Edi Rama u ndal në refomën në arsimin e lartë dhe arsyet përse u mbyllën Universitetet jo publike. Sipas tij, arsimi më herët është parë si biznes ku vendi kishte numrin më të lartë të Universiteteve se Britania për banorë dhe ka diplomuar 900 shtetas të huaj pa u regjistruar në Shqipëri.148 milion euro është është shuma e parave të paguara nga qytetarët për piramidën e arsimit të lartë.Kryeministri, Edi Rama, i është referuar shifrave për të argumentuar arsyen e mbylljes së 18 Universiteteve jo publike në qershor të 2014.Rama: Sistem që dha 32 mijë diploma nga pjesa private, gjysmën e të cilave, 16 mijë, nga një universitet i vetëm dhe u mori prindërve shqiptarë 148 milionë euro, duke arritur të japë rreth 900 diploma për të huaj, pavarësisht se nuk kishte asnjë leksion në gjuhë të huaj.Ministria e Arsimit ka firmosur marrëveshjen me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë për akreditimin e Universiteteve në Shqipëri.Shefi i qeverisë e quajti këtë, fund të epokës të arsimit si biznes duke dhënë dhe një përgjigje për kritikët se me ligjin e ri paratë e shtetit i shkojnë privatëve.Rama: Vazhdon të ketë ende, Shqipëria, njerëz që kanë edhe titujt, që e sulmojnë reformën tonë për faktin e  thjeshtë se ne vendosëm parakushtin e adresimit të nevojës për cilësi, në mënyrë krejtësisht të barabartë, jo diskriminuese, në arsimin publik të financuar nga shteti dhe në arsim publik të financuar nga privati. Është haluçinante që vazhdon bëhet ky debat, që vazhdon një përpjekje, fatmirësisht sa mediokre, aq edhe në minorancë, për të bërë një dallim diskriminues midis sistemit të Arsimit të Lartë që financohet nga shteti dhe atij q ë financohet nga privati.Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicolas Cannon, e konsideroi këtë marrëveshje si fundin e mashtirmit në sektorin e arsimit.Akreditimi zyrtarisht nis që në 1 mars dhe raportet pritet të publikohen në muajin qershor për Universitetet që garantojnë cilësi më të mirë studimi.Rama: Jemi në Kampionatin Europian të Futbollit, por do të na vinte edhe më mirë po të ishim në Kampionatin Europian të Cilësisë së Arsimit të Lartë.