Peshkimi i paligjshëm, Shqipëria së shpejti marrëveshje me FAO për ndalimin
Peshkimi ilegal është kërcënim serioz për administrimin efikas të burimeve të peshkut. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave me mbeshtetjen e Ministrisë së Jashtme norvegjeze oganizuan një seminar mbi peshkimin e paligjshëm, ku u njoftua se Shqipëria pritet të firmosë së shpejti një marrëveshje për ruajtjen e ekosistemeve detare me Organizatën Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë.Shqipëria pritet të nënshkruajë një marrëveshjë me Organizatën Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë, për ruajtjen afatgjatë të burimeve dhe ekosistemeve detare.Kjo marrëveshje parandalon dhe eleminon peshkimin illegal, duke mos lejuar anijet e peshkimit të përdorin portet e vendeve që nënshkruajnë.Për Ministrin, Edmond Panariti, peshkimi i paligjshëm është një kërcënim serioz për ruajtjen e pasurisë ujore ndaj kjo marrëveshje shihet si masë mbrojtje të diversitetit ujor.Panariti: Për vendin tonë kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme, sepse peshkimi i paligjshëm është një kërcënim serioz për ruajtjen e pasurisë ujore. Shqipëria është e vendosur në firmosjen e kësaj marrëveshje për të luftuar peshkimin ilegal. Qeveria shprehi mbështetje të plotë dhe jemi të lumtur që po bëjmë një hap përpara në këtë drejtim.Në shkallë botërore llogariten rreth 26 milion ton në vit me vlerë 23 miliardë dollarë nga peshkimi illegal.Marrëveshja me Organizatën Botërore të Ushqimit dhe Byjqësisë synon të përmirësojë administrimin e peshkimit në të gjitha nivelet dhe plotësimin e standarteve ndërkombëtare duke rritur kontrollin e shtetit mbi flotën e peshkimit.