Familja në vështirësi ekonomike jeton me KEMP-in e djalit të sëmurë
Një familje me 7 anëtarë në Shushicë të Elbasanit, jeton në kushte ekstreme varfërie. Në një godinë të përshtatur si banesë, ku lagështia mbizotëron kudo, familja Kallogjeri ngrys ditët, me të ardhur të vetme KEMP-in e djalit 10-vjecar të paralizuar.Familja e Ilir Kallogjerit në Shushicë të Elbasanit jeton në kushte të vështira ekonomike. e përbërë nga 7 anëtarë, nga të cilët asnjë në marrëdhënie pune, familja jeton vetëm me KEMP-in 9900 lekë që përfiton nga djali 10 vjeçar i paralizuar.Ilir Kallogjeri: “Të ardhura nuk kam fare, çunin e çoj në shkollë përditë. Mbahemi vetëm me pensionin e këtij, asnjë të ardhur tjetër.Marr 166 mijë lekë në muaj ilaçe. Ato nuk dalin fare.”Lindita Kallogjeri: “Është shumë e vështirë. Aq e vështirë sa nuk ka më sepse nuk kemi të ardhura. Çfarë të bëjmë? S’kemi ku të ikim se edhe çunin nuk e mbaj dot”.Vajza e madhe e familjes Kallogjeri në Shushicë, nuk mund të ndjekë gjimnazin për shkak të pamundësisë financiare.Ndërkohë djali 10 vjeçar me aftësi ndryshe, pavarësisht vështirësive, dëshirën për t'u shkolluar e ka të madhe.Familja Kallogjeri në Shushicë jeton në një banesë me lagështirën prezente në mure, dhe nuk trajtohet me ndihmë ekonomike pasi ka në pronësi, një sipërfaqe toke./Oranews.tv/