Nxënësit e shkollës në Lazarat kanë thyer xhamat dhe dëmtuar laboratorët

Shkolla 9-vjecare në fshatin Lazarat, është dhunuar përgjatë orëve të para të mëngjesit të së hënës. Ka qenë sanitarja që konstatoi dëmtimin e godinës dy katëshe e cila ndodhet në pjesën e poshtme të Lazaratit.Kanë qenë tre klasa, magazina, si dhe laboratori i Informatikës më të dëmtuarat, cka ka bërë që  për ditën e sotme procesi mësimor, të mos zhvillohet për nxënësit e ciklit fillor dhe 9-vjecar.Sipas Policisë së Gjirokastrës, autorët mendohet të kenë qenë fëmijë frekuentues të kësaj shkolle.Ata kanë thyer xhamin e dritares së një klase në katin e parë dhe më pas kanë hyrë në ambjentet e brendshme të mësimit.Qëllimi i tyre, ka qenë dëmtimi sa më shumë i bazës mësimore dhe materiale, si dhe i godinës shkollore.shkolla ne lazarat