Koleksioni i ri "Superheroine Extravaganza"

Fashion dizajneri gjerman, Philipp Plein ka prezantuar në Javën e Modës në Milano, koleksionin më të ri të veshjeve për femra vjeshtë/dimër 2016-2017, nën titullin "Superheroine Extravaganza".Modelet zbritën nga një kamion në flakë, për të prezantuar më pas nën efektin e dritave të errëta dhe ngjurës së kuqe të zjarrit, koleksionin e ri, kryesisht në ngjyrë të zezë, shoqëruar me ngjyrën flori dhe argjend.Plein, i cili tha se është frymëzuar nga heronjtë e tij të preferuar në filmat Catwoman" dhe "The Avengers", prezantoi kostumet e lëkurës në ngjyrë te zezë, disa prej të cilave ishin transparente, të shoqëruara me xixa floriri apo argjendi.Pjesë e koleksionit, të gjitha në ngjyrë të zezë ishin fustanet e mbrëmjes, të shkurtra apo të gjata por kryesisht në lëkurë.Kapelet dhe atletet e zeza shoqëronin veshjet në pasarelë, për ti dhënë një shije tjetër koleksionit.Plein tha se kjo linjë është për femrat e forta, për femrat e afta dhe që duan të dominojnë botën, me feminilitetin e sigurinë e tyre.Performuesi i mbrëmjes në këtë sfilatë unike, ishte këngëtari Chris Brown, i njohur gjithashtu për dashurinë dhe pasionin e tij për modën.[caption id="attachment_688003" align="alignnone" width="684"]Philipp Plein RTW Fall 2016 Philipp Plein RTW Fall 2016[/caption][caption id="attachment_688004" align="alignnone" width="684"]Philipp Plein RTW Fall 2016 Philipp Plein RTW Fall 2016[/caption][caption id="attachment_688005" align="alignnone" width="684"]Philipp Plein RTW Fall 2016 Philipp Plein RTW Fall 2016[/caption][caption id="attachment_688006" align="alignnone" width="684"]Philipp Plein RTW Fall 2016 Philipp Plein RTW Fall 2016[/caption]