Maqedonia bllokadë në kufirin me Greqinë, mijëra emigrantë në pritje

Maqedonia ka vendosur të mbyllë kufirin e saj me Greqinë, duke bllokuar mijëra emigrantë.Lajmin e bën të ditur gazeta greke “Kathimerini”, sipas të cilës në pritje të daljes nga Greqia janë rreth 7 mijë e 500 emigrantë.Kjo do të thellojë më tej krizën e emigrantëve që ka prekur vendet e Ballkanit dhe që kërcënon “Shengenin”.Mbyllja e kufirit ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, duke lënë rreth 300 emigrantë në kufirin midis dy vendeve.Sipas gazetës greke, qindra persona gjatë javës së fundit kanë tentuar të kalojnë pikën kufitare me Maqedoninë në fshatin grek Idomeni, në përpjekje për të shkuar drejt vendeve të Evropës.Kufiri u mbyll përsëri rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, duke bllokuar mijëra persona në anën greke.