Opozita po konsideron kontestimin ligjor të zgjedhjes së Presidentit
Pasi dështoi të bllokonte me gaz lotsjellës zgjedhjen e Presidentit, opozita kosovare do të tentojë t'a bëjë një gjë të tillë nëpërmjet kontestimit ligjor.Lajmi është përcjellë nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i cili në një konferencë për mediat, ka deklaruar gjithashtu se Hashim Thaçi nuk mund të jetë President i Kosovës.Ymeri: Sa i përket kontestimit legal, ligjor, të zgjedhjes së Presidentit, jemi duke shqyrtuar një çështje të tillë dhe po e shohim nëse ka bazë për tu kontestuar në aspektin juridik dhe kushtetues zgjedhja e Presidentit. Një gjë duhet ta kemi të qartë, Hashim Thaçi nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë President i Kosovës, sepse nuk është personi i duhur.Ymeri shtoi gjithashtu se opozita nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga protestat, pasi sipas tij marrëveshjet e firmosura në Bruksel janë dëmshme për të ardhmen e vendit.Ymeri: Ne do të vazhdojmë me protestën tonë sepse në Kosovë po shihet qartë që intensiteti i kapjes së shtetit dhe intensiteti i shkatërrimit të këtij shteti për vullnetin personat të Mustafës dhe Thaçit vetëm po shkon duke u rritur dhe kjo duhet ndalur gjithsesi në mënyrë që të shpëtohet Republika.Pavarësisht apelit të vazhdueshëm të qeverisë dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozita kosovare vijon të mbajë të njëjtin qëndrim.Ata kanë deklaruar se përpjekjet për të bllokuar punimet e Parlamentit do të vijojnë edhe gjatë javëve të ardhme.