(Zh)bllokimi i Kuvendit, rinis nga e para beteja për dekriminalizimin
Debati për dekriminalizimin rikthehet sërish i fortë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.Edhe pse ka hyrë në fuqi ligji i miratuar me konsensus ende nuk është bërë i zbatueshëm për shkak të mungesës së akteve nënligjore.Por ajo që detyroi opozitën të rinisë nga e para me dekriminalizimin ishte rikthimi në Kuvend i deputetit Armando Prenga që akuzohet nga Prokuroria për “armëmbajtje pa leje”, “plagosje” dhe “kanosje për jetën”.Opozita bllokoi Kuvendin pasi shumica nuk pranoi amendamentin që parashikonte largimin e tij nga parlamenti, ndërsa gjithshka duket se u rindez me e fortë dhe konfliktuale se më parë në kushtet kur Kryeministri dhe Ministrat u qëlluan me vezë dhe seanca e së enjtes u mbajt në kushte të një tensioni të lartë politik.Mimoza Picari sjell vëzhgimin e saj në “Insight”.