Statuti i ri i PS, Xhafaj: Sipas modelit laburist
Statuti i ri i PS do të jetë sipas modelit të Partisë Laburiste në Britani.Sekretari për Çështjet e Koordinimit në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj paraqiti ndryshimet që i janë bërë statutit të kësaj partie dhe sqaroi se drafti është një reflektim i gabimeve të së shkuarës dhe disa problematikave të kohëve të fundit.Xhafaj: Edhe në problematikat e konstatuara në debatet e zhvilluara, por edhe një model shumë i njohur siç është ai i Partisë Laburiste mban në themel faktin që kryetari i PS zgjidhet sipas parimit një anëtar, një votë, por duke bërë një specifikim të rasteve kur partia është në opozitë dhe kur partia është në qeverisje.Do të jenë Asambleja dhe Kongresi i 19 marsit që do të miratojnë këto ndyrshime, ndërsa pyetjes nëse statuti i ri do të jetë pikë e parë e rëndit të ditës në Kongres, Xhafaj iu përgjigj kështu:Xhafaj: E thoni ju, unë nuk e them këtë. Unë jam këtu për të paraqitur projektin. Momenti në të cilën votohet është momenti që do të parashikojë rendin e ditës së Kongresit, por nuk jam unë ai që përcaktoj rendin e ditës dhe nuk do të ishte korrekte. Mendimet jepen në Asamble Kombëtare se atje debatohet dhe votohet.Për herë të fundit statuti i PS ka ndyshuar në vitin 2011 por sipas Xhafajt disa zhvillime siç është edhe reforma territoriale e bën të domosdoshme ndërhyrjen.