Zjarr në një magazinë 2 katëshe tek SMT-ja, digjet çatia e objektit

Një magazinë dy katëshe në Fier është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e njohur si SMT-ja.Ende mbeten të paqarta rrethanat, ndërsa policia dhe 2 zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, të cilat pas rreth 30 minutash kanë mundur të vënë në kontroll flakët, duke mos lejuar të përhapet në objektet e tjera.Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, ndërsa është konstatuar se në magazinë nuk ka pasur materiale me vlerë.Megjithatë është djegur terësisht çatia e magazinës dy katëshe.Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.