Plagosën vëllezërit Nikolla në Burrel, arrestohet një prej tre vëllezërve Canameti

Kapet në përpjekje për tu arratisur jashtë Shqipërisë 25 vjeçari, Ardit Canameti, nga Burreli i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.Ai u kap nga policia kufitare e bllatës. 25 vjeçari u deportua nga pala maqedonase dhe pas verifikimeve të kryera nga pala shqiptare, u bë i mundur arrestimi i tij.Ardit Canameti sëbashku me dy vëllezërit e tij Gentjan dhe Arnold Canameti akuzohen për veprat penale të “vrasjes me dashje” të mbetur në tentativë, “plagosje të rëndë”, “armëmbajtje pa leje”, “shkatërrim prone” dhe “prishje të qetësisë publike”, për një ngjarje të ndodhur në qytetin e Burrelit, më 18.09.2015, ku kanë mbetur të plagosur vëllezërit  Gaspër dhe Arjan Nikolla.Një prej vëllezërve, Arnoldi, arriti ti shpëtonte uniformave blu në Rinas, teksa ishte deportuar nga Franca.Ngjarja, hetimet dhe akuzat ndaj vëllezërve CanametiHetimi ndaj vëllezërve Canameti është zhvilluar me masën e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.Nga hetimi rezulton se në datë 18.09.2015, rreth orës 19. 30, në qendër të qytetit Burrel, afër kryqëzimit të Barhanit, ka ndodhur një konflikt me përdorim të armë të zjarrit dhe armëve të ftohta, nga të dyshuarit Gentjan, Ardit dhe Arnold Canameti në dëm të të dëmtuarve, Gaspër dhe Arjan Nikolla.Rezulton e provuar se ngjarja ka ndodhur ne këto rrethana: Gaspër Nikolla, më 18. 09. 2015, së bashku me vëllanë e tij, kanë qenë duke lëvizur në rrugët kryesore të qytetit të Burrelit me një autoveturë tip BMV, “X6”, ngjyrë e bardhë.Rreth orës 19.00, Gaspër Nikolla ka parkuar makinën në qytet, karshi me një lokal dhe janë ulur të dy së bashku për të pirë kafe.Rreth orës 19.30, janë ngritur nga kafja dhe kanë hipur në makinë, ku në timon ka qenë Gaspri, ndërsa Arjani në vendin e parë. Sapo Gaspri ka ndezur makinën për ta nxjerrë nga parkimi dhe sapo ka dalë nga parkimi, përballë i ka ardhur një automjet tip “Volsvagen” me targa gjermane.Ky automjet ka ardhur në drejtim të mjetit BMV “X6”, dhe sapo është afruar, ka devijuar, duke u ndaluar karshi makinës së tij, pikërisht shumë afër derës së makinës së drejtuar nga Gaspër Nikolla. Shtetasi që drejtonte automjetin me targa gjermane, ka ulur xhamin.Gaspër Nikolla ka njohur se në timonin e mjetit “Volsvagen” ishte djali i Petrit Canametit, emrin nuk ja dinte, por e dinte që është djali i dytë i Petritit, Arditi, i cili i ka thënë: “ishe duke me goditur me mjet”.Gaspri i është përgjigjur: “Po të godita të paguaj dëmin”. Shtetasi i identifikuar si Ardit Canameti, i ka thënë se “A e di se kush jam unë dhe ka filluar të shajë dhe ofendojë me fjalë fyese”. Në këto rrethana shtetasi Gaspër Nikolla ka hapur derën e makinës dhe ka tentuar ta godasë me shpullë, por vetëm sa e ka prekur.Pas këtyre fjalëve dhe veprimeve midis tyre, shtetasi i identifikuar si Ardit Canameti, ka ecur indietro me makine, ka bllokuar rrugën, duke mos e lënë makinën e Gaspër Nikollës të largohet.Aty ka nisur përplasja, ndërsa Gentiani mësohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës së vëllezërve Nikolla. Ipandehuri, Gentian Canameti gjatë kryerjes së veprimeve ka përdorur fjalë kërcënuese ndaj shtetasit Gaspër duke thënë “ulu nga makina se do të vras”, por në këtë kohë, shtetasi Gaspër, me dorën e majtë i ka kapur shtetasit Gentjan tytën e pistoletës.Në përpjekje me armën, nga krahu i pasagjerit te makina BMV “X6” është futur shtetasi Arnold Canameti, i cili me një thikë në dorë dhe ka goditur Gaspri në pjesën ndërmjet krahut e parakrahut nga ana e brendshme dhe në këtë kohë shtetasi Gentjan ka qëlluar me armë, por plumbi ka goditur në llamarinën e derës afër xhamit të derës.Pas krismës së armës personat janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes ndërsa të dëmtuarit janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital.