AK për Presidentin e Kosovës: SHBA zgjodhi Thaçin si të keqen më të vogël

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, disa disa ditë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit President i Kosovës në një dalje për mediat theksoi faktin se Uashtingtoni zgjodhi të keqen më të vogël përballë antiamerikanizmit të opozitës kosovare.Sipas Spahiut pa ndërhyrjen ushtarake të Amerikës as Hashim Thaçi dhe as Albin Kurti sot nuk do të ishin deputetë.Spahiu: Anti­amerikanizmi dhe nacional­komunizmi i opozitës shqiptare në Kosovë ka detyruar Uashingtonin dhe Brukselin të mbështesin të keqen më të vogël në Kosovë (Hashim Thaçin).Aleanca Kuq e Zi i kujton gjithë faktorit politik që pa ndërhyrjen ushtarake amerikane as Hashimi dhe as Albini nuk do ishin deputet dhe nuk do kishim shtet të Kosovës.Hashimi dhe Albini duhet të kuptojnë se interesat kombëtare, stabiliteti në Prishtinë, ndërtimi i Kosovës dhe imazhi i shqiptarëve janë më të rëndësishme se nacional­komunizmi apo anti­amerikanizmi i tyre bashkë që po i vë zjarrin Shqipërisë Veriore.Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, u kërkoi qeveritarëve kosovarë që përpara nacional-komunizmit apo anti-amerikanizimit të tyre të vënë interesat kombëtare të Kosovës.