Ornela Canaj: Alda dhe mamaja ime u vranë duke mbrojtur njëra tjetrën
Ornela Canaj motra e Alda Canajt, vajza e cila më 29 mars 2001 u vra nga Marjan Rroku vendos të tregojë të vërtetën e saj, një ditë pas intervistës së këtij të fundit në television.Për Ornelën vrasja ka qenë e paramenduar se marjan Rroku kishte përndjekur Aldën para se ta vriste, por jo vetëm kaq. Ornela përmes një profile në facebook që ka hapur pikërisht për të nderuar kujtimin e të motrës dhe të nënës së saj thotë se edhe pas vrasjes familja e saj është përndjekur nga ish punonjësi i SHISH.Ornela thotë Alda dhe Mbarimja gjetën vdekjen duke mbrojtur njëra tjetrë, dhe se “ky monster’ i ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes së sajPostimi ne facebookMarjan Rroku vendosi te thotë versionin e shpikur te ngjarjeve, dhe harroi te përmendte se si çdo mengjes ai priste motren time te vogel te dera e jashtme e shtepise dhe e përndiqte. Ai e ndalonte cdo dite Ate, rruges per ne shkolle dhe kur kthehej nga shkolla, për t'i treguar qe ajo ishte e tija dhe ajo nuk duhet t'i drejtonte syte nga asnje mashkull tjetër. Në moshën 27 vjeçare, Rroku, nen shenjestren e armes, e ndaloi Alden e pambrojtur, 16 vjeç duke e detyruar ate me force te vendoste qe ose te shkonte me te, ose do te vdiste.Rroku nuk ndaloi me kaq, po qëlloi dhe babane tim, dhe na vuri ne shenjester te gjitheve si familje, edhe pse ne nderruam dy shtepi brenda dy muajsh. Rroku i mori cdo grimce te jetes sime motre para se t'a vriste. Per muaj me radhe familja jone u perndoq dhe torturua fizikisht dhe mentalisht nga ky kriminel qe fshihej nen titullin e tij zyrtar si punonjes I ISHKNG-se.Denoncim pas denoncimi ne Rajonin nr.1 e Rajonin nr.2 te policise ne Tirane. Gjashte denoncime te deposituara qe pasqyronin 6 episode te ashpra dhune.Ne 29 Mars 2001, Marjan Rroku gjakftohtesisht qëlloi shtate plumbat qe vrane mamane dhe motren time."Ishte nje skenë e tmerrshme", i tha nje deshmitar policise. Mami qe mundohej te mbronte Alden duke perdorur trupin e saj si mburojë, dhe Alda qe perpiqej ti dilte para mamit qe ta mbronte nga plumbat. Pasi jua mori jeten dhe I la te shtrira njera mbi tjetren ne mes te Pallatit te Sportit, u zhduk paburrerrisht dhe u fsheh ne Amerike, duke u perpjekur t’I shmangej deminit per krimin e pameshirshem qe kreu.U bene pothuaj 15 vjet qe nga dita qe I pashe mamin e Alden per heren e fundit. Ky monster I ka kushtuar vetem vuajtje e lote familjes sime. U munduam me c’kishim te gjejme drejtesi. Pasi pashe emisionin ne Klan ndihem se mami dhe motra ime u vrane, serish, per here te dyte.
/Oranews.tv/