Në pritje të çmimeve Oscar, “Shok” pretendet në kategorinë “Live Action Short”

Na ndajnë vetëm pak orë nga edicioni i 88-të i ndarjes së çmimeve Oscar.Ceremonia gala e kurorëzimit të më të mirëve do të mbahet në “Dolby Theatre”, në Los Anxheles.Në tapetin e kuq do të parakalojnë yjet e kinematografisë, mes tyre edhe pretendentët favoritë si Leonardo DiCaprio dhe filmi i tij "The Revenant", legjendari Sylvester Stallone nën petkun e Rocky-t, e talentuara Brie Larson dhe Alicia Vikander.Këta janë aktorët favorite për çmimet Oscar 2016, që mund të mbajnë për herë të parë në duart e tyre statujën e artë.Nuk është vetëm DiCaprio, në tentativë e pestë për çmimin apo Stallone që numëron 39 vjet nga nominimi i tij i parë. Por edhe për Larson e Vikander që mund të triumfojnë që në nominimin e parë.Në kategorinë “Live Action Short”, në garë për herë të parë është edhe Kosova me filmin “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue.Në 21 minuta rrëfehet historia e dy shokëve gjatë luftës në Kosovë. Filmi është në garë bashkë me prodhimet “Ave Maria”, “Day One”, “Everything Eill Be Okay”.Ndërsa Italia bën tifo për të famshmin Ennio Morricone, i cili është shpresa e vetme për një Oscar për italianët.Morricone për muzikën e filmit "The Hateful Eight" të Tarantinos, tashmë ka fituar edhe një Golden Globe dhe një BAFTA. Pas gjatë nominimeve Morriconë mund të fitojë Oscar-in për arritje në karrierë.Janë 24 kategori ku do të kurorëzohen me çmime për arritjet e tyre më të mirët e vitit 2016 në industrinë e filmit.“The Revenant” kryeson me 12 nominime për kategorinë “Filmi më i mirë”.Me kuriozitet priten edhe “Regjisori më i mirë”, “Aktori më i mirë”, skenari, efektet, kënga origjinale etj.