Sezoni turistik, Çollaku: Kemi parashikuar të çelet më herët

Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit sezoni turistik është parashikuar të çelet më herët.Sipas Drejtorit të Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, janë marrë të gjitha masat e nevojshme të cilat garantojnë mbarëvajtjen e sezonit veror.Ardit Çollaku: Kemi pasur kërkesa të vazhdueshme nga operatorë të ndryshëm turistikë dhe kërkesat janë gjithmonë në rritje. Kemi disa herë shtim të numrit të turistëve të huaj, të cilët do të pushojnë gjatë sezonit 2016 në vendin tonë. Kjo falë edhe punës që kanë bërë operatorët turistikë, ndihmës dhe bashkëpunimit që ata kanë me ne.Kreu i AKT vë theksin tek fakti se fondet e vëna në funksion të promovimit të turizmit brenda dhe jashtë vendit janë të mjaftueshme.Ardit Çollaku:Për vitin aktual ne do të kemi një fond të konsiderueshëm për promovim. Kemi filluar të kemi një promovim dhe siç e keni vënë re edhe mediat e huaja, gazetat e huaja kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë për Shqipërinë.Është një vend shumë tërheqës, është një vend për tu zbuluar dhe mendojmë që puna jonë kjo është, ta bëjmë akoma më mirë promovimin e imazhit të vendit tonë.Çollaku për Ora News thekson se ligji i ri për turizmin i miratuar vitin e kaluar ka krijuar të gjitha premisat për shmangien e abuzimeve nga subjetet private.