Ristani: Deputeti i PDIU rreh barbarisht kreun e PD-së, në Peqin
Në një dalje jo të zakonshme, Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, ka denoncuar dhunimin e kreut të kësaj partie në Peqin. Ky është rasti i dytë radhazi, pas ngjarjes në Korçë.Ristani: Dal në këtë porë të vonë për të komunikuar me ju për ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Pajovë të Peqinit rreth orës 18:00 brenda në një lokal, ku kryetari i degës së PD, Diell Çela është rrahur barbarisht nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi dhe vëllai i tij.Partia Demokratike e denoncon ashpër këtë ngjarje, si një sulm të pastër politik ndaj përfaqësuesit të tyre.Ristani: Ngjarja vjen në kuadrin e një kriminaliteti në rritje brenda mazhorancës qeverisëse, dhe pason goditjen me armë dy ditë më parë në Ersekë të anëtarit të PD nga kryetari i PS atje.Dhuna barbare e ushtruar ndaj kryetarit demokrat të Peqinit nga deputeti i mazhorancës është shprehje e inkriminimit dhe lehtësisë më të cilin banditët e veshur me pushtet, godasin e rrahin qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.Partia Demokratike i kërkon prokurorisë procedim të shpejtë dhe hetim serioz e të plotë të ngjarjes.Ndërkohë, Ristani tha se Partia Demokratike ka njoftuar dhe ka informuar Ambadasat dhe partnerët ndërkombëtarë për këtë rast skandaloz dhune.Ristani: Ne duam të sigurojmë çdo qytetar, se Partia Demokratike dhe njerëzit e saj as nuk frikësohen e as nuk ndalen në betejën për të pastruar politikën dhe shoqërinë nga krimi.Do të jemi në krye të kësaj beteje çdo ditë, dhe do ta fitojmë këtë betejë bashkë me qytetarët.