Ish SHIK-asi, Marjan Rroku, rrëfen si vrau Aldën dhe mamanë e saj

Ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku, vjen për herë të parë me një rrëfim të tij pas 15 vitesh mbi ngjarjen e errët të 2001, që do ti ndryshonte terësisht jetën. Ai sjell të vërtetën e tij mbi vrasjen  së 16-vjecares Alda Canaj dhe nënës së saj tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’ në Tiranë me 29 mars 2001.Pas vrasjes se kryer, itinerari i Rrokut për tu larguar nga Shqipëria ishte Mali i Zi- Zvicër, Argjentinë, deri në momentin kur u vendos në SHBA dhe në 2008 u njoh me vajzën që do të ishte gruaja e tij dhe të cilën ka një djalë.Në SHBA, ai jetonte me identitet të rremë si Jeton Mirakaj.Pas 6 vitesh ndjekje dhe hetimi Oficeri i Policisë Amerikane Kevin Connolly arriti ta prangoste shumë të kërkuarin më datë 8 shtator 2010 në zonën e Queens në New York në një apartament me dy dhoma gjumi.Marjan Rroku është  dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Tiranës për vrasjen në rrethana cilësuese të dy femrave.Rekrutimi në SHIKRrëfimin tek e “Diela Shqiptare” për gazetarin Ardit Gjebrea në Tv Klan ai e nis me përfshirjen e tij në SHIK. Marjan Rroku, djaloshi i cili kishte mbaruar për fizikë special në fakultetin e Shkencave dhe me rezultate të larta kishte hyrë në SHIK i nxitur nga pedagogu i tij Fatos Klosi i cili në atë kohë ishte bërë drejtor i SHIK.Marjani: “Nga 1997- 2001 punova me SHIK-un. Shkak u bë Fatos Klosi i cili ishte dhe pedagog dhe në atë kohë u bë drejtor i SHIK. Ai më ftoi të punoja. Bëra disa trajnime të SHIK. U bë një program pilot me CIA-n dhe unë punova me to. Ishim pjesë e SHIK por askush në SHIK nuk na njihte. Në SHIK punova nga 23-26 vjeç. Në një nga ato ditët e 29 marsit të 2001 prisja të emërohesha drejtor i Drejtorisë së Burimeve të Hapura”.E vërteta e Marjanit për ngjarjen e 20018 Marjani: “ Në 2001 unë kam bërë diçka që nuk e kisha menduar as unë, as familja ime, as kush më ka njohur mua.Kam vrarë dy vetë. Janë tre histori, një që është treguar në Shqipëri, një që është treguar në Amerikë dhe një që është këtu (në zemër) dhe po ta tregoj sot.Alda nuk ka qenë e dashura ime siç thuhet në Shqipëri, as nuk e ia kam vënë syrin për trafikim femrash siç është bërë një histori në Amerikë. Thjesht një shoqe. Dmth ne tre çunat dolëm me ato tre gocat disa herë dhe pikësynimi ishte që unë të njihesha me atë tjetrën nga Shkodra që nuk ka kuptim ti përmend emrin.Nuk ishte Alda. Në Shqipëri dihet se është një histori dashurie, rashë në dashuri me të, u bëra xheloz, e rraha, e mbyta, etj. Nuk është kjo. Ne dilnim të gjithë grup, gjashtë veta, shokë. Por është e vertetë që Alda vinte dhe më takonte me shpesh.Kurrë se kam konsideruar si të dashur.E kam konsideruar si motrën time.Pse e vrave?Marjani: Ka qenë rastësi, nuk kam dashur të dal me vra Aldën as Marimen.Kisha pikësynimin tek shoqja e tyre që kemi dalë disa herë me të, kemi shëtit.Pastaj Alda sikur po bënte atë lojën se pse po pëlqen atë dhe jo mua.Janë këto gocat që futen si pykë e tretë. Kur e mori vesh i ati që unë me Aldën mund të jemi të dashur, se di sesi, i kam shpjeguar se jemi shokë, më ka puthur në rrugë, jemi takuar.Kur jemi ndarë më ka thënë të kam si çunin tim, po kështu kam takuar edhe të ëmën njëherë. Jemi njohur në fillim të 2000, semestri i dytë i shkollës. Në verë kam mbaruar me këtë punën e SHIK-ut që ishte klandestinë dhe jam future dhe kam punuar në SHIK brenda. Në atë kohë meqë unë nuk bëra gjë me atë shoqen e tyre nga Shkodra nuk kemi shkuar më në Qytet Studenti.Ishte Alda që vinte dhe më takonte mua tek SHIK-u. Ka ardhur disa herë.Kur unë nuk shkova më në Qytet Studenti filluan të gjitha këto, këto akuza. I ati kërkonte që unë të ik nga Tirana, të zhdukem.Kur unë u shkëputa kjo më dukej sikur kishte një lloj ndjenje.Edhe mua më pëlqente, por ishte shumë larg, nuk ishte një lidhje që mund të vazhdonte. As nuk filloi kurrë si lidhje as nuk mbaroi si lidhje.[caption id="attachment_687511" align="alignnone" width="640"]alda Viktima, Alda Canaj[/caption]Kur punoje në SHIK kishe pistoletë?Marjani: Po, pistoletën e SHIK-ut.Me atë i vrave?Marjani: Po.Si?Marjani: Ishte diçka që nuk e shpjegoja dot, kam takuar dhe të ëmën Marimen dhe i thoja çfarë keni me mua? Dhe thoshte: Burrit i kanë thënë që ti do me na e marr vajzën me e çu në Itali. Ti je tall me vajzën tonë, a don me e marrë vajzën?I thosha, çpunë kam me e marr vajzën?Kishte kërcënime nga më të ndryshmet, do të vrasim, do të presim. Zhduku nga Tirana se je tallë me vajzën tonë, mos ti dalë boja. Më trego pak për ditën që i vrave.Marjani: Kam shkuar atë ditë në punë në SHIK në mëngjes vetëm se mos vjen Fatosi se tha do të vij në një nga këto ditë.Shkova në mëngjes, kam ndenjur rreth një orë. Shkova pastaj tek Ekonomiku, kjo shoqja e Aldës më dha një letër. E hapa dhe e lexova, thoshte: As dua ti shoh sytë, as dua të kem të bëj me ty fare. Gjasmë e kishte shkruar Alda, mbase ajo e ka shkruar, mbase Ornela. Duke shkuar tek Zogu i Zi për në shtëpi ka qëlluar rastësisht që kam parë të ëmën dhe shkova me i dhënë letrën që të mos më bezdiste më se nuk jam unë që po të bezdis vajzën.Dhe….Marjani: Dhe shkova aty ku ka qenë Pallati i Sportit me i thënë Marimes që thuaji vajzës të mos shkruajë më letra. Ça të thotë në letër Marjan? Më thotë ti je i poshtër. Po ti i poshtër je, maskara, se mbaj mend më ka thënë nja dyqind fjalë, sharje nga më të ndryshmet dhe më ka gjuajtur me çantë.Kam rënë në tokë dhe që atë moment çdo gjë është e turbullt ne jetën time.I qëllove të dyja?Marjani:Nuk e mbaj mend.Ku ike pastaj?Marjani: Nuk e mbaj mend.Të them me sinqeritet që është një pjesë e jetës sime që unë nuk mund ta shkruaj dot dhe të them kjo është e vërteta. Nuk mbaj mend, ku ja kam fut vrapit, në Rrugë të Kavajës, apo Elbasanit, nuk mbaj mend asgjë fare. Pistoletën e kisha me vete, nuk kishte plumba, më shkoi mendja t’ia fus vetes. Unë sot, megjithëse kam bërë ça kam bërë, mendoj se po të kisha vrarë veten do të kisha bërë edhe 10 herë më mëkat. Jo se jam unë më gjynah se ato, por thonë se Zoti të fal çdo gjë por jo të vrasësh veten.Pendesa pas vitesh dhe arratisjaMe çfarë ndjesie i kujton ti ato?Marjani: Është gjynah, nuk merret një jetë robi. Nuk më takon mua të vendos se kush vjen në këtë botë dhe as kush duhet të ikë nga kjo botë dhe kur.Ne të gjithë do të ikim, por nuk më takon mua ti marr ato.Është një histori që që në fillim nuk kam dashur ta hap, mendoja se është e pakuptueshme. Ça ti them kujt? Babë dhe nënë më janë vënë në shpinë, do të presim, do të vrasim.Dhe çfarë kërkonin?Ik nga Tirana, ik nga SHIK-u.Se kuptova kurrë çpunë kisha unë me ju shpjegu atyre që unë nuk jam i keqi. Shkoka në Nju Jork dhe për nja gjashtë muaj nuk e kam ditë si kam jetuar.Nuk kam vjedh, por një ditë një punë... Pata marrë një shtëpi me qera me spanjollë.Jam marrë me ndërtim deri në 2008 kur kam njohur gruan time.Si të thërriste shkurt gruaja?Marjani: Toni.U martova me gruan dhe kjo më ka njoft me emrin Jeton Mirakaj.Djali pas sa vite martese erdhi?Marjani: Që në vitin e parë.[caption id="attachment_687502" align="alignnone" width="832"]okkk Gruaja dhe djali[/caption]Arrestimi në SHBA në shtator 2010Si të kapën?Marjani: Trokitën në orën 6:00 të mëngjesit.Unë isha në gjumë. U çova, as shapka me vete, vetëm në tuta dhe kanatjere. Hapa derën. Ishin dy persona dhe më thotë e njeh këtë njeri, kishin një letër me një fotografi të dikujt aty. Sa kam dalë jashtë më kërcyen në shpinë dhe thanë mos lëviz Marjan. Ishte hera e parë që e dëgjoja pas shumë vitesh. Dhe se çfarë erdhi në mendjen time as sot. Por di që më vunë prangat aty. Siç duket kishin qenë Marshallat e Amerikës, të FBI por një shkallë më lart që kapin ato që kanë ikur nga drejtësia.Mu ulën aty më thoshin je Marjan Rroku, jo u thosha. Na fol sllovenisht meqë qenke slloven, por kishte mbaruar ajo punë. Më kanë çuar në qendrën e FBI në Nju Jork dhe më thanë që do kthehesh për Shqipëri. U kam thënë a ta shoh djalin një sekondë. Më thanë nuk sheh as djalë, as asgjë, po nuk pranove që je Marjani, Marjan Rroku. Se prapë unë u thosha që jam Jeton Mirakaj.Atë natë pastaj kam folur me gruan në telefon dhe më tha: A të kanë rrahur? Kjo ishte e para pyetje. Jo i thashë nuk më kanë rrahur, por merr filanin, filanin në telefon, të marrë një avokat ta shohë si është situata.Po djalin kur e pe për herë të parë?Marjani: Ma ka sjellë në takim, ma ka sjellë aty çdo të shtunë në takim. E shihja, në fillim ishte si i mërzitur me mua.Se dinte, ishte një vjeç e gjysëm atëherë.Pastaj u mësua, do shkoj tek babi, do shkoj tek babi, e mbaja në prehër. Vetëm një të shtune ishte takim atje.Nëse koha do kthehej pas[caption id="attachment_687501" align="alignnone" width="640"]ok Marjani me të birin[/caption][caption id="attachment_687509" align="alignnone" width="640"]qan Marjan Rroku[/caption]Nëse do të kthehesh pas, po ta ktheje jetën si në film dhe të ishe prapë tek ai momenti kur ishe i shtrirë në tokë dhe qëllove, si do ta përmbaje veten?Marjani: Nuk bëhen ato me mend në kokë as që diskutohet, por është dhe një gjë tjetër nëse jeta ime do të fillojë nga fillimi dhe do ta vendos unë çdo gjë, atëherë nuk do të kem këtë.(tregon foton e të birit dhe gruas)Dhe megjithëse fëmija për çdo njeri në botë është më i vlefshmi, unë vetëm sytë e tij që kam parë dhe të vdes.Se di.Komunikon me ta?Marjani: Po, po.Sa herë?Marjani: Pothuajse çdo ditë i marr në telefon për mirmëngjes dhe mirëmbrëma të paktën, zakonisht të shtunave flas më tepër me ta.Djali më nis dhe kartolina. E ëma i ka ushqyer, ja ka mbajt atë dashurinë dhe lidhjen me mua. Çdo herë më bën ndonjë pikturë. Prapë Jeton më thërret ai mua.Ça bën ndonjë pikturë i mbaj, i kam të gjitha letrat dhe fotografitë që më kanë çuar. Ky është ai që më mban gjallë (djali).arditiLexon letrën e djalitI dashur babi! Më mungon aq shumë sa nuk ta them dot me fjalë.Po të shkruaj me dorën time të cilën po ma mban mami. Një milion herë të dua sepse e di që edhe ti më do pafund.Tani që unë dhe mami mësuam se ti punon si oficer i CIA-s dhe duke e ditur që gjithashtu ke qenë një agjent sekret, sepse ti ke një shpirt të pastër… sepse ti ke një zemër të pastër. E di që Zoti do të sjellë një ditë në shtëpi tek mua dhe mami. Mami e ndjen mungesën tënde pa masë.Kur vajtëm në kishë, unë vizatova diçka vetëm për ty dhe ta kam nisur. Të dua shumë, yt bir Mathew.Marjani: Më fal se të bëra dhe ty të qaj.Unë kam një vajzë vajzë të vogël që e kam në moshën e djalit tënd dhe…Marjani: Ti mund ta vendosësh veten edhe në pozicionin tjetër sikur të jesh i ati i vajzës që unë kam vrarë dhe të thuash e shoh këtë njeri sikur kërkon një derë të dalë dhe mos të kalbet në burg, janë dy këndvështrime për të parë një njeri në pozicionin tim. Por thjesht desha të dal të bëj atë zeron time, të bëj aq mirë sa mundem.